Memorie.al publikon historinë e panjohur të pilotit Luto Sadiku i diplomuar në shkollën ushtarake “Skënderbej” në Tiranë dhe atë të Aviacionit Luftarak në Vlorë, i cili u dërgua edhe për një specializim në Republikën Popullore të Kinës, ku u perfeksionua për drejtues i avionëve reaktiv “Mig-19”, që asokohe ishin nga më të sofistikuarit në ushtritë e vëndeve komuniste më të fuqishme, si Kina, Bashkimi Sovjetik, etj. Dëshmia e rrallë e Vasil Micit, ish-ushtarak i Aviacionit Luftarak, shok e mik i afërt i Luto Sadikut, lidhur me avarinë e rëndë në shtatorin e vitit 1975 kur po zhvillohej një stërvitje e madhe, ku, teksa Luto Sadiku ishte duke fluturuar natën në lartësinë 4.000 m., atij i ndodhi një avarai e rëndë, dhe ai mundi që ta shpëtonte avionin, duke e ulur në brezin e butë, ndonëse kishte marrë urdhërin e prerë për t’u hedhur me katapultë. Si dhe ngjarja tjetër e 27 marsit të vitit 1982, ku Luto humbi jetën në mënyrë tragjike, i zhytur nga flakët e avionit të tij luftarak “Mig-21”, pak minuta pasi u ngrit në fluturim në aerodromin luftarak të Gjadrit, ku version zyrtar, ishte “prej avarisë që pësoi avioni, pasi i’u fut një shpend në motorr”. Por ndryshe nga version zyrtar, xhaxhai i tij, kolonel Idriz Seit Sadikaj, tregon se: “Luton e eliminoi Sigurimi i Shtetit, pak kohë pas arrestimit të tim, si ‘armik i popullit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Mehmet Shehut’, dhe ‘shpendi në motorr’ ishte thjesht një ‘legjendim’ nga ato që bënte jo rrallë Sigurimi”!
Rrëzimi i avionit në ’82-in, dëshmia e ish-ushtarakut: Si humbi jetën mes flakëve piloti Luto Sadiku
1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
Fotogaleri të tjera
-
Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri
-
Divorci mes Princ Lekës e Elia Zaharisë, shtyhet më 11 prill seanca
-
Pamje të rënda nga aksidenti me katër viktima në Tepelenë, makinat të shkatërruara
-
Rama: Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot
-
Mbi 100 Vespa shumëngjyrëshe ekspozohen në sheshin 'Skënderbej’, paradë në rrugët e Tiranës
-
'Ëndrra të bukura'! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur
-
Projekti turistik ne bregdetin shqiptar, dhëndri i Trump: I emocionuar
-
Kryetari i opozitës greke nis shërbimin e detyruar ushtarak
-
Kamionistja shqiptare në Itali: Italianët flirtojnë më shumë se ne! Si reagoi polici kur më pa me kamion
-
Ekzekutohet me breshëri plumbash Gentian Bejtja në oborrin e banesës në Fushë Krujë! Gjendet e djegur makina e autorëve me 4 kallashnikovë
-
Edi Rama i jep kartën e partisë 100-vjeçares në Lushnjë
-
Zbardhet kërkesa e Bardhit: Komision hetimor për TIMS dhe PPP në Shëndetësi, dakordësi me mazhorancën