Rumani, vdes në aksident polici shqiptar dhe bashkëshortja e tij

Foto nga aksidenti në Rumani me rreth të kuq makina e oficerit Ervin Dervina

1 / 6

Oficeri Ervin Dervina me rreth të kuq

2 / 6

Foto nga aksidenti në Rumani

3 / 6

Foto nga aksidenti në Rumani

4 / 6

Foto nga aksidenti në Rumani

5 / 6

Oficeri Ervin Dervina me rreth të kuq

6 / 6
22 Maj 2019, 21:06

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

"Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.