Selenicë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës së punonjësit të bashkisë (FOTO)

Xhuljo Marra

1 / 6

Shenjat e plumbave te banesa e Xhuljo Marrës

2 / 6

Shenjat e plumbave te banesa e Xhuljo Marrës

3 / 6

Shenjat e plumbave te banesa e Xhuljo Marrës

4 / 6

Xhuljo Marra

5 / 6

Porta e banesës së Xhuljo Marrës

6 / 6
21 Maj 2019, 13:15

Banesa e shefit të shërbimeve publike në bashkinë e Selenicës është qëlluar me breshëri kallashnikovi në orën 01:00 të mesnatës në rrethana ende të paqarta. Report Tv sjell pamjet nga banesa e 26 vjeçarit Xhuljo Marra në Selenicë që është qëlluar me breshëri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në murin rrethues, por edhe pjesët e tjera duken shenjat e plumbave që zbrazën nga armët mbrëmë autorët. Marra është person pa precedent penal dhe prej tre vitesh punon në bashkinë e Selenicës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja duket se ka qenë një paralajmërim për Marrën, por ai mohon që të ketë konflikte.