Ushtria amerikane i dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 hamera (FOTO)

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
25 Shkurt 2021, 15:20

29 hamera ushtarakë do i shtohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë si një dhuratë nga SHBA. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada Amerikane njofton se mjetet e blinduara mbërritën ditën e sotme në portin e Durrësit.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n” – shkruan Ambasada Amerikane.