SHBA 'blindon' Shqipërinë me pajisje kundër zjarrit (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
20 Qershor 2019, 10:20

Komanda e Forcave të Armatosura të SHBA në Evropë, nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, i dorëzoi Forcave tona të Armatosura pajisje kundër zjarreve me vlerë 361 mijë $. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve të reja mori pjese edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë Leyla Moses-Ones, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, ushtarakë të lartë të FA si dhe efektivët që angazhohen në rastet e emergjencave civile dhe që do të përdorin mjetet e reja.