Ka nisur me tensione mëngjesi i sotëm në Bregun e Lumit, pasi fadromat kanë shkuar për të prishur shtëpitë e banorëve.
Në mbështetje të banorëve të cilëve do t'i prishtet banesa kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari të cilët janë përplasur me policinë duke kundërshtuar ndërhyrjen e tyre.
Dy ish-deputetët e opozitës janë përplasur me policinë e cila është vendosur në Bregun e Lumit për të bërë të mundur largimin e banorëve të cilëve do i prishet banesa për shkak të zgjatimit të Bulavardit të Ri.
Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë.