Shkodër/ Në Theth për alpinizëm, efektivi i RENEA-s bie në greminë e dëmton të dyja këmbët

( Me Rreth të kuq ) Efektivi Bledar Beluli

1 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

2 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

3 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

4 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

5 / 5
9 Dhjetor 2019, 11:17

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth të Shkodrës, ku një efektiv i RENEA-s ka rënë në një greminë nga një lartësi e konsiderueshme. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se efektivi i dëmtuar është identifikuar si Bledar Beluli dhe në Theth ishte ngjitur për alpinizëm, por fatkeqësisht ka rënë në greminë, ku edhe ka pësuar dëme në gjymtyrët e poshtme të trupit. Rrëzimi i efektivit të RENEA-s në humnerë ka ndodhur rreth orë 8 të mëngjesit të sotëm.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë pikasur dhe më pas kanë njoftuar policinë. Ndërkohë banorët shprehen se duhet një helikopter për të ndërhyrë pasi efektivi i RENEA-s ka pësuar dëme të mëdha në të dyja këmbët dhe nuk mund të lëvizi. Banorët e zonës i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Bledar Belulit.

Drejt vendin të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Ndërkohë që pritet edhe një ndërhyrje nga ajri. Report Tv ka siguruar edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku banorët e rastit kanë zbritur deri në greminë për t'i dhënë ndihmë. Pranë tij kanë ndezur edhe zjarr për t'i siguruar ngrohtësi.