Shkrumbohet një makinë në 'Çole' të Vlorës

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
23 Mars 2019, 22:28

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së të shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen '24 Maji' njohur ndryshe si lagja “Çole” në qytetin e Vlorës, ndërsa automjeti tip 'Peugeot' me targa AA  870 TC është djegur në pjesën e përparme të tij.

Automjeti përdorej sipas informacioneve nga policia nga një grua me iniciale J.B. Informacionet paraprake bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet edhe për ndonjë shkëndijë elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet,ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Sipas informacioneve paraprake dyshohet që në automjet të jetë hedhur dhe ndonjë lëndë djegëse, ndërsa hetimet do të përcaktojnë gjithcka referuar djegies së automjetit në qytetin  Vlorës.