Shuhet Aretha Franklin, jeta e mbretëreshës së muzikës 'soul' ndër vite

E lindur në Memphis në vitin 1942, Aretha Louise Franklin regjistroi këngën e saj të parë kur ishte vetë 14-vjeçe. Por karriera e saj nisi vërtet kur ajo firmosi për kompaninë "Atlantic Records" në vitin 1966.

1 / 10

Aretha franklin teksa performon në "Top of the Pops" në vitin 1968.

2 / 10

Aretha Franklin teksa performon në "Hollywood Salute" në vitin 1980.

3 / 10

Në të njëjtin vit, ajo u shfaq pranë John Belushi dhe Dan Aykroyd në komedinë "The Blues Brothers". Si kamariere e paqëndrueshme znj. Murphy, këndoi himnin e saj klasik "Think".

4 / 10

Aretha Franklin në studio me Dave Stewart dhe Annie Lennox duke regjistruar hitin "Sisters Are Doin' It for Themselves" në vitin 1985.

5 / 10

Kjo foto është shkrepur në vitin 1993. Këtu shihet Franklin së bashku me Stevie Wonder, Michael Jackson and Diana Ross teksa festojnë inagurimin e Presidentit Bill Clinton.

6 / 10

Kjo foto është shkrepur në vitin 1997, teksa Aretha Franklin shihet përkrah Donald Trump, dy dekada përpara se ky i fundit të merrte pjesë në zgjedhjet për Presidentin e Amerikës.

7 / 10

Aretha Franklin përkrah Mariah Carey në vitin 1998, në koncertin e "Divas Live".

8 / 10

Aretha Franklin në vitin 1987.

9 / 10

Aretha Franklin gjatë performancës së saj të fundit, në nëntorin e kaluar në New York.

10 / 10
16 Gusht 2018, 17:01

Aretha Franklin, "mbretëresha e shpirtit", e cila u bë gruaja e parë e futur në Hall of Fame Rock and Roll, ndërroi jetë ditën e sotme në Detroit në moshën 76-vjeçare. Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi vitin e kaluar se po tërhiqej nga muzika. E njohur për hitet si “Respect” dhe “Think”, Aretha dha performancën e saj të fundit në nëntor në një gala në New York mbajtur në ndihmë të fondacionit "Elton John Aids".