Si u veshën vipat në mbrëmjen e 'Këngës Magjike'

0/12 Anna Oxa dhe Ardit Gjebrea
5 Dhjetor 2019, 20:20

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e festivalit “Kënga Magjike”, ku këmgëtarë të rinj dhe yje të muzikës shqiptare performuan.

Në skenë janë ngjitur emra të njohur të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, ku ata u bënë bashkë për një kauzë. 

“Këndojmë për të ndërtuar” është motoja e këtij vit dhe paratë që do të fitohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetet.

Këngëtarët pjesëmarrës i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë pamjes së tyre të jashme dhe janë kujdesur që të shkëlqejnë.

Eventi u prezantua nga Ardit Gjerbrea dhe modelja Adrola Dushi, e cila shkëlqeu me dy fustanet.

Fustani ngjyrë blu karakterizohej nga pupla, kurse fustani i dytë ishte ngjyrë të zezë dhe nxirrte në pah trupin e saj.

Në sy ra edhe kostumi ngjyrë blu me pak shkëlqim i Ardit Gjebreas.

Edhe artistët e tjerë nuk ngelen pas, ku Marsela Cibuku shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë dhe shfaqi një pamje mjaft romantike gjatë puthjes me të dashurin e saj.

Soni Malaj kishte veshur një fustan të zi me një pjesë ngjyrë argjendi në njërën dorë.

Surpriza e mbrëmjes ishin dy vogëlushët, të cilët sfiduan dy prezantuesit, Arditin dhe Adrolën.

Dy vogëlushë të shkathtë në prezantimin shqip dhe në gjuhën angleze, të cilët e zbukuruan mbrëmjen.