Në një postim në rrjetin e saj social “facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Shahini ka publikuar fotot e disa rinjve, të cilët kanë jetuar e studiuar jashtë vendit dhe aktualisht shërbejnë në pozicione të ndryshme pranë ministrisë që ajo drejton.
“Në Ministri jam e rrethuar me të rinj që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit, por që kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për të kontribuar në zhvillimin e arsimit. Sot dhe gjatë fundjavës këtë faqe këtu do ja kushtoj atyre”, shkruan Ministrja Shahini.