Tanzani/ Mbytet teksa po i propozonte të dashurës nën ujë

0/4
22 Shtator 2019, 15:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tanzani, ku një burrë u mbyt ndërsa i propozonte për martesë të dashurës së tij nën ujë.

Steven Weber Jr. dhe Kenesha Antoine ishin me pushime kur ndodhi incidenti tragjik.

Steven nuk arriti të dilte kurrë më nga uji, për të dëgjuar përgjigjen e të dashurës së tij.

Antoine në një postim në Facebook tregoi foto dhe video nga momenti i propozimit.

“Nuk dole kurrë nga ajo thellësi, kështu që nuk munde ta dëgjosh përgjigjen time: Po! Po! Një milion herë, po, do të martohem me ty!”-shkroi ajo. “Kurrë nuk u përqafuam për të festuar fillimin e pjesës tjetër të jetës sonë së bashku, pasi dita më e bukur e jetës sonë u shndërrua në më të keqen, në kthesën më të paimagjinueshme.”

Në video, Ëeber shihet duke notuar nën ujë dhe mban një letër  të shënuar me shkrim dore

“Nuk mund ta mbaj frymën aq gjatë sa të të them gjithçka që dua tek ty. Por gjithçka që dua tek ty, e dua çdo ditë e më shumë,”-shkruhej aty.

Ndërsa në pjesën e pasme Weber i kërkoi Antoine të martohej me të.

Më pas nxjerr një unazë dhe hap kutinë ndërsa Antoine qesh në sfond.

Nuk është raportuar akoma se si ndodhi incidenti i mbytjes së tij.