TIRANE-Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e disa banesave në zonën e Shkozës, pasi preken nga projekti i Unazës së Re.
Banorët kundërshtojnë vendimin dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.Disa nga banorët kanë hipur mbi tarracat e banesave dhe deklarojnë se nuk do të dalin. Në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë ndaj prishjeve të shtëpive ndodhet edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi.