Teprica të shtratit të improvizuar, kovë uji dhe enë...zbulohet shpella ku jetoi prej një viti albanologu, Nikolle Gazulli

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
21 Gusht 2019, 16:19

SHKODËR-Pas shumë vitesh kërkimesh është gjetur shpella ku albanologu i madh dom Nikolle Gazulli ka jetuar rreth një vit, në Vrith të Shkodrës. Lajmi është dhënë nga Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai shkruan se ky zbulim është një tregues se sa e ashpër ka qenë regjimi komunist i asaj kohe.  Aty është u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.

"Martiri i shndritshëm! Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.

U pat vrarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës. Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si dhuna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me anti-njerëzinë naziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.

Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël. Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB. Varri i tij nuk dihet…", shkruan Shkreli.