Thaçi takon Erdoganin në Stamboll! Synimi fuqizimi i marrëdhënieve strategjike mes dy palëve

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
20 Shtator 2020, 16:12

STAMBOLL - Në një kohë kur të gjithë mendonin se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë u tensionuan pas vendimit të kësaj të fundit për hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, krejt papritur, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  vizitoi Stambollin, ku është pritur nga Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.

Njoftimi fillimisht është publikuar nga presidenca turke, i pasuar menjëherë me një postim të Presidentit Thaçi e më vonë edhe nga ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Thaçi në postimin e tij ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur një partner strategjik.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interesit reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale”.

Ditë më parë, pas arritjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ambasada turke në Prishtinë reagoi, duke thënë se Turqia e kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Për këtë çështje, Presidenti Thaçi ka deklaruar se është në bisedë të vazhdueshme me homologun e tij turk, Erdogan dhe se sipas tij, kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Turqisë.