Në ditën Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjithë njësitë administrative.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me DPPGJ u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë - Durrës.