Tiranë, turistët bëjnë pjesë të 'guidës' edhe protestën e opozitës (FOTO)

Turistët e huaj sot para kryeministrisë pak momente para protestës

1 / 5

Turistët e huaj sot para kryeministrisë pak momente para protestës

2 / 5

Turistët e huaj sot pranë kryeministrisë pak momente para protestës

3 / 5

Turistët e huaj sot para kryeministrisë pak momente para protestës

4 / 5

Turistët e huaj sot pranë kryeministrisë pak momente para protestës

5 / 5
25 Maj 2019, 17:42

Tiranë është kthyer tashmë në destinacionin e preferuar të shumë turistëve të huaj. Edhe këtë të shtunë grupe të ndryshme turistësh të huaj kanë vizituar vendet më të veçanta të kryeqytetit, në sajë të guidave. Por të gjithë bashkë, ngrenë një pyetje:

Çfarë po ndodh! Teksa kalon, i dëgjon përfaqësuesit shqiptarë të guidave tu shpjegojnë se opozita këtë pasdite në 19:00 mban protestë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Forca të policisë janë në terren, ndërsa institucione, përfshirë kryeministrinë, janë rrethuar me gardh mbrojtës metalik. I ka bërë përshtypje ky fakt, por 'skenën' e protestës, ata e kanë shfrytëzuar për të bërë fotografi.

Turistë gjermanë dhe kinezë kanë bërë një 'parakalim' para kryeministrisë të rrhethuar me masa policore, dhe kanë vijuar më tej rrugëtimin e tyre për të parë vendet e listuara në guidat turistike të kryeqytetit.