Tragjedia në Gjilan, familja Bllaca përcillet në banesën e fundit. I gjithë fshati në zi

Viktimat

1 / 12

Foto nga ceremonia mortore

2 / 12

Foto nga ceremonia mortore

3 / 12

Foto nga ceremonia mortore

4 / 12

Foto nga ceremonia mortore

5 / 12

Foto nga ceremonia mortore

6 / 12

Foto nga ceremonia mortore

7 / 12

Foto nga ceremonia mortore

8 / 12

Foto nga ceremonia mortore

9 / 12

Foto nga ceremonia mortore

10 / 12

Foto nga ceremonia mortore

11 / 12

Valdete Bllaca

12 / 12
20 Shkurt 2020, 19:57

Kufomat e anëtarëve të familjes Bllaca janë përcjellë të enjte për në banesën e fundit.  Varrimi i 5 anëtarëve të familjes është bërë në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit, ku i gjithë fshati ishte në zi për t'i përcjellë ata në banesën e fundit. Lot, pikëllim, zi ishte gjithçka që shihje në sytë e familjarëve dhe banorëve të fshatit. Në varrim ka marrë pjesë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, zyrtarë tjerë policorë, ish-deputeti i AAK-së nga Gjilani, Ahmeti Isufi, ndërsa dita e premte u shpall ditë zie në Gjilan.

Sipas njoftimit të  policisë së Kosovës, policja Valdete Bllaca të martën, dyshohet se vrau nënën, babanë dhe dy vëllezërit, e më pas veten. Për vrasjen të cilën ajo e kreu me armë zyrtare deri më tani janë pezulluar nga puna katër zyrtarë policorë. Dyshimet e para janë se Valdete Bllaca e kishte paramenduar dhe përgatitur më herët aktin e rëndë të vrasjes së familjarëve dhe më pas vetëvrasjen. Një ditë më parë ajo kishte pyetur tezen e saj se sa kushtonte një varrim dhe i kishte dorëzuar 12 mijë euro, por nuk kishte dhënë detaje pse. Mendohet se pas vrasjes së familjarëve ajo ka qëndruar 3-4 orë më kufomat dhe më pas ka kryer aktin e vetëvrasjes.