TRAGJIKE/ FOTOT e shqiptarit që vdiq në burgun francez, familja: E kanë torturuar!

Viktima Mentor Rexha

1 / 12

Fotot qe motra dhe i vellai kane arritur te bejne ne morg (nje e qepur ne koke)

2 / 12

Fotot qe motra dhe i vellai kane arritur te bejne ne morg ( hematoma ne trup)

3 / 12

Fotot qe motra dhe i vellai kane arritur te bejne ne morg ( hematoma ne trup)

4 / 12

Fotot qe motra dhe i vellai kane arritur te bejne ne morg (nje e qepur ne koke)

5 / 12

Viktima Mentor Rexha

6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
9 Shkurt 2020, 13:46

Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë. Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët në një komunikim ekskluziv me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familjarët thonë se janë njoftuar me vonesë për lajmin tragjik, dhe jo nga burime zyrtare, ndërsa vetëm ditën e djeshme janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se është i afërmi i tyre.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, siç bëjnë të ditur familjarët e tij për Shqiptarja.com, një vit më parë ka shkuar në Francë si emigrant për të pasur një mundësi më të mirë ekonomike. Në Francë, Rexha ka aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit. Por ndërkohë, autoritetet franceze e kanë arrestuar dhe e kanë burgosur në burgun e Lorentit, pas një ngjarje ku ranë në pranga edhe disa shqiptarë të tjerë. Sipas familjarëve bëhet fjalë për djegien e disa automjeteve ku kanë akuzuar 36-vjeçarin, ndërkohë që në të gjitha telefonatat e kryera me familjen, Rexha shprehej se është i pafajshëm dhe e mbajnë në qelinë e paraburgimit pa të drejtë.

Sipas rrëfimit të familjarëve për Shqiptarja.com Mentor Rexha ka qëndruar disa muaj në burg teksa ndodhej në proces gjyqësor, por javën e fundit ka humbur çdo kontakt me familjarët, duke mos i telefonuar nga burgu.  

Natën e 1 shkurtit ai është gjetur i vdekur në dhomën e izolimit, por familjarët thonë se e kanë mësuar këtë lajm tragjik, dy ditë më vonë, jo nga shteti francez, por nga shokë të Rexhës të cilët ishin në të njëjtin burg me të. Pasi janë njoftuar në mënyrë jo zyrtare, familjarët (vëllai dhe motra e 36-vjeçari) kanë shkuar në Francë për të parë me sytë e tyre se lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të Mentor Rexhës ishte i vërtetë. Atje i kanë kërkuar të firmosin disa dokumente, por vëllai e motra nuk kanë pranuar pa parë trupin e vëllait të tyre.

Të afërmit e Mentor Rexhës, thonë se pas këmbënguljes së familjarëve, vetëm ditën e djeshme 8 shkurt, ata janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se fatkeqësisht ishte biri i tyre, Mentor Rexha.