Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku një i moshuar 89-vjeçar është djegur brenda banesës e cila ka marrë flakë. Viktima Vangjel Rusta, 89 vjeç, jetonte i vetëm në banesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:10, në fshatin Podë, të Kolonjës. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të rënies së zjarrit.