Tre gola Bjellorusisë, Shqipëria arrin fitoren e madhe në 'Air Albania'! Renditemi

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
18 Nëntor 2020, 18:29

Shqipëria arrin një fitore shumë të rëndësishme 3-2 me Bjellorusinë. Kuqezinjtë kanë arritur të marrin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën C, duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja ka nisur vrullshëm, me kuqezinjtë të motivuar për të shënuar sa më parë. Dy gola të Çikalleshit dhe një i Manajt kundrejt një të Bjellorusisë i dhanë një avantazh të rëndësishëm kombëtares në pushim të ndeshjes. Në pjesën e dytë Bjellorusia shënoi në fund, duke krijuar ankth në 'Air Albania' por fatmirësisht gjithçka mbaroi dhe Shqipëria arrin objektivin e rëndësishëm.