Turistët e huaj në Shqipëri zgjedhin plazhin e virgjër të Porto Nova: Natyra është shumë e bukur

1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18
10 Qershor 2021, 12:30

Sikurse edhe sezonet e tjerë, Porto Nova në Zvërnec të Vlorës,vizitohet nga turistë të shumtë që e zgjedhin mes destinacioneve të tjera për të kaluar pushimet e tyre.

Një vend i qetë, larg qytetit, plazhi i virgjër i Porto Nova duke zgjedhje perfekte për turistë nga Gjermania, Anglia, Holanda apo Franca. Ata vlerësojnë jo pak natyrën e mrekullueshme, gjë që shprehen se nuk e gjejnë në vendin e tyre.

Por megjithatë, një minus, siç shprehet një turist gjerman, janë mbeturinat në bregdet.

"Jam nga Gjermania, kam tre ditë që kam ardhur dhe duam të rrimë 3 javë. Do të shkojmë edhe më në jug, nuk kemi shkuara akoma në qytet në Vlorë. Është shumë bukur këtu, por i vetmi problem është fakti se ka shumë mbeturina në plazh. Erdhëm nga Greqia, nuk na u kërkua certifikatë vaksinimi, unë nuk jam vaksinuar. Deri tani çdo gjë po na shkon mirë, shqiptarët janë njerëz të mirë, planifikojmë të rrimë ca këtu", shprehet një turist nga Gjermania.