U arrestua sot nga RENEA në Bulqizë, ja fotot e të shumëkërkuarit Fadil Tërnova

Fadil Ternova

1 / 15

Fadil Ternova

2 / 15

Fadil Ternova

3 / 15

Fadil Ternova

4 / 15

Fadil Ternova

5 / 15

Momentet e shoqërimit sot nga RENEA të Fadil Ternovës

6 / 15

Fadil Ternova

7 / 15

Momentet e shoqërimit sot nga RENEA të Fadil Ternovës

8 / 15

Pistoleta e sekuestruar dhe bodrumi ku ishte fshehur Fadil Tërnova

9 / 15

Momentet e shoqërimit sot nga RENEA të Fadil Ternovës

10 / 15

Fadil Ternova

11 / 15

Fadil Ternova

12 / 15

Fadil Ternova

13 / 15

Momentet e shoqërimit sot nga RENEA të Fadil Ternovës

14 / 15

Momentet e shoqërimit sot nga RENEA të Fadil Ternovës

15 / 15
3 Korrik 2020, 09:04

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë të shumëkërkuarin Fadil Tërnova. Policia thotë se 32- vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Tërnova u arrestua në kuadër të operacionit "Fundi i arratisë", i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e një bodrumi.

Në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip "Glock" që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe "Armëmbajtja pa leje". Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.