U shpëtuan nga terrori talebanëve, mbërrijnë në vendin tonë 259 fëmijë, burra e gra afgane! Në total 903 të strehuar

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
25 Shtator 2021, 18:55

Në vendin tonë kanë mbërritur sot edhe 259 afganë të tjerë. Ata kanë ardhur nga Mazari Al Sharif. Ndërsa gjithësej në vendin tonë kanë mbërritur 903 fëmijë, burra dhe gra afganë për të shpëtuar nga talebanët.

“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan Ministria e jashtme.