Vargjet rrënqethëse të aktorit Çun Lajçi për tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit kthehen në këngë

0/6 Foto nga tërmeti
7 Dhjetor 2019, 14:28

Një ditë pas tërmetit të datës 26 nëntor, që traumatiozoi të gjithë shqiptarët duke sjellë 51 viktima dhe qindra të plagosur, aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi i kushtoi disa vargje rrënqëthese kësaj ngjarje.

Dhe këto vargje sa rrënqethese aq dhe domethënëse janë materializur në këngë nga nga tenori i njohur Kastriot Tusha dhe këngëtari tjetër i muzikës popullore Arif Vladi.

Të ftuar në rubrikën “Opinion”, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha tregoi emocionet që kishte përjetuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

Për këtë, ai së bashku me artistët e tjerë ka menduar që të organizojnë një koncert bamirësie gjatë fundjavës në Austri dhe në Zvicër dhe të ardhurat e grumbulluara të t’i shpërndajnë tek familjet në nevojë.