Veliaj letër të personalizuar qytetarëve: Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e shkëlqimit (FOTO)

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
10 Qershor 2019, 11:20

Këto ditë qytetarët e Tiranës kanë marrë një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë në këto 4 vite, ndërsa i fton që më 30 Qershor, t’i japin një dorë për një mandat të dytë.

Në letrën e dërguar qytetarëve, Veliaj shprehet se falë mbështetjes së qytetarëve 4 vjet më parë, Tirana është futur në rrugën e transformimit dhe liston një sërë investimesh të rëndësishme që kanë rritur cilësinë e jetës në kryeqytet.

“E dashur familje e Tiranës sonë! Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara. Të gjithë së bashku, me punë, arritëm t’ia ndryshojmë faqen kryeqendrës së gjithë Shqipërisë! Sot Tirana gëlon: Nga sheshi “Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, “Pazari i Ri”, tek “Amfiteatri i Liqenit”, “Parku Olimpik”, “Reja” - qyteti është plot e përplot me aktivitete e energji. Sot Tirana numëron 44 kënde lojërash, 5 shkolla të reja dhe 17 të tjera të nisura, kopshte e çerdhe publike të rikonstruktuara, të cilat nuk janë më objekte turpi, por shtëpiza krenare për të vegjlit, të cilët rriten shëndetshëm”, thuhet në letrën e Veliajt.