Amila është vogëlushja e ëmbël 5-vjeçarja shqiptare që imiton vipat në mënyrën më unike të mundshme.
Ajo ka një faqe në rrjetin social instagram që menaxhohet nga mamaja e saj dhe ndiqet nga më shumë se 13.5 mijë njerëz.
Amila imiton cdo vip të mundshëm këngëtarë, aktorë apo prezantues me veshje dhe pozë njësoj si ata.
E ftuar pak kohë më parë tek “Rudina”, ajo tregoi se Amila i realizon vetë fotot dhe nuk ka aspak nevojë për ndihmë.
Dëshira e mamasë së Amilës është që në të ardhmen vogëlushja të bëhet pjesë e botës së televizionit dhe me siguri kjo ëndërr do bëhet shumë shpejt realitet pasi vogëlushja e adhuron kamerën dhe i pëlqen të shohë veten në ekran.
Më poshtë janë disa nga fotot e Amilës, rikrijime të fotove të VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj.