Vrasjet në Shkodër, RENEA sekuestron 4 makina të blinduara të familjeve Lici dhe Bajri, disa të shoqëruar (FOTO)

Makinat e sekustruara

1 / 3

Makinat e sekustruara

2 / 3

Makinat e sekustruara

3 / 3
5 Shtator 2018, 17:04

SHKODËR- Njësia Speciale RENEA vijon kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër. 

Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të familjes Bajri.

Këto kontrotolle janë konkretizuar me shoqërimin e disa personave dhe sekuestrimin e makinave të blinduara të Bajrave dhe të të afërmëve të Fatbardh Licit, i cili u vra në një atentat në muajin gusht. Automjetet luksoze, siç duket edhe në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report TV, janë vendosur në Policinë e Shkodrës.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se janë shoqëruar disa persona, por s’ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e vrasjeve të fundit në Shkodër. Policia e Shkodrës ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për makinat luksoze të blindura dhe numrin e saktë të të shoqëruarave, por burime të Report TV bëjnë me dije se RENEA ka hyrë në disa prej banesave të familjes Bajraj në Shkodër, por edhe në shtëpi të tjerë, ku më parë uniformat blu as nuk ishin afruar.

RENEA është futur në lagjen Dobraç, aty ku banon fisi i Bajrave. Po ashtu kontrollet janë bërë edhe në lagjen Kiras, ku banojnë anëtarët e familjes Lici. Fakti që RENEA me automjete të blinduara kishte shkuar në Shkodër, ka bërë që asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve të mos lëvizin në qytet me automjete të blinduara dhe sekuestrimi i tyre është bërë në oborre ose garazhe.