Zbardhet dosja e plotë, gjykata e Floridas hedh poshtë Shkëzen Berishën (FOTO)

1 / 24
2 / 24
3 / 24
4 / 24
5 / 24
6 / 24
7 / 24
8 / 24
9 / 24
10 / 24
11 / 24
12 / 24
13 / 24
14 / 24
15 / 24
16 / 24
17 / 24
18 / 24
19 / 24
20 / 24
21 / 24
22 / 24
23 / 24
24 / 24
17 Mars 2019, 11:59

Si dështoi Shkëlzen Berisha të përgënjeshtrojë përfshirjen në trafikun e armëve nga Gërdeci për Afganistan dhe lidhjet me historinë e shpërthimit

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për tu shfajësuar para një gjykate amerikane se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit.

Një gjykatë në Florida hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkzëlen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.

Vendimi është marrë në Flordia në Dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 Mars, një ditë më parë. Nuk dihet pse Gjykata e Floridas vendosi ta bëjë publike atë për herë të parë më 15 Mars, ditën e shpërthimit të Gërdecit.

Në argumentet e saj gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe inevstigimeve të mediave më të rëndëdsishme botërore si New York Times, dokumentari i Al Jazeera-s, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij duke ju referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës, e cila e konsdieron Shkëlzenin një vrasës të mundshëm të babait të saj.

Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të bizinesit të trafkut të armëve nga Shqipëria në të cilën është i përfshirë Shkëlzen Berisha, duke treguar historinë e dy djemëve amerikanë, Efraim Diveroli dhe shokut të tij, të cilin e përhskruan si një aferë korruptive ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare.