Zbardhet skema e përgjimeve/ Si u zbuluan bandat kriminale! Pasi i arrestuan xhaxhanë 'kokës' së grupit filloi frika: Është spiun, ska mundësi tjetër

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
14 Shtator 2019, 19:10

Me datë në 11 dhjetor të vitit 2018 arrestohen në Selanik 31 persona shqiptar dhe të huaj mes tyre edhe Nikolin Karpurani, drejtues i këtij grupi kriminal i cili merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Po nga ky operacion rezultoi se ky grup kriminal kishte bashkëpunuar për shpërndarjen e lëndës narkotike me Olger Bamllari dhe Aleksandër Banin, i njohur me emrin 'Veshua', "Bledi" person ende i paidentifikuar

Me datë 18 dhjetor të vitit të kaluar në Greqi është arrestuar Genc Bamllari, xhaxhai i Ogler Bamllarit. Genci Bamllari ka pasur rol drejtues në një organizatë kriminale ndërkombëtare, aktiviteti i të cilit ka qenë trafikimi i kokainës dhe roli specifik ka qenë pritja e sasive të kokainës në Greqi me qëllim shitjen e saj në Selanik. Në këtë veprimtare rezultojnë të përfshirë Olger Bamllari dhe disa shqiptarë të tjerë, rezident në shtetin helen. Në datë 17 dhjetor Valjer Bamllari ka telefonuar Olger Bamllarin për t'i treguar se ishte njoftuar se ishte arrestuar vëllai i tij Genc Bamllari, nga bashkëshortja e tij Miranda.