Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila vendosi kthimin për rigjykim nga e para të dosjes për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata vëren se kërkesa e Tahiri për ta shpallur të pafajshëm meqenëse Gjykata e Katanias në Itali nuk e ka dënuar apo hetuar atë nuk mund të merret si provë gjatë procesit gjyqësor, pasi nuk përmbush kushtet ligjore si i tillë. Për Apelin ai vendim plotëson kushtet për t'u cilësuar 'vendim përfundimtar' dhe se Gjykata e Katanias nuk e shfajëson ish-Ministrin e Brendshëm në Shqipëri.