Zbulohet dosja e Spahivoglit: 'Në Teatrin Popullor, s’më pranuan ‘për mungesë talenti’, qëndrova 5 vjet pa punë

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
26 Maj 2020, 08:58

Memorie.al publikon historinë e panjohur të aktorit dhe regjizorit të famshëm, Kujtim Spahivogli, të nxjerra nga disa dokumente arkivore të dosjes së tij personale të zyrës së Kuadrit, ku krahas një autobiografie që Kujtimi ka shkruar vetë në vitin 1983, duke përshkruar në mënyrë kronologjike historinë e familjes dhe të tijën personale deri në atë kohë, në dosjen në fjalë, ndodhen edhe disa karakteristika që janë përpiluar nga organizata bazë e partisë të Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1973, me akuzat që i’u bënë atij, të cilat shërbyen si “lëndë e parë” për ta dërguar për riedukim “në gjirin e klasës punëtore”. Si dhe karakteristikat që i’u bënë nga Ndërrmarja e Ndërtimit në Mbrostar të Fierit dhe ajo e Këshillit Popullor të fshatit Bërzhitë të Tiranës, të cilët donin ta ndihmonin që ai të kthehej si pedagog pranë studentëve në Institutin e Lartë të Arteve dhe si aktor e regjizor pranë Teatrit Popullor.

Ka qenë 13 korriku i vitit 1987, kur në një shtëpi të vjetër tiranase që ndodhej në Rrugën “Hoxha Tasin”, krejt i vetmuar dhe në një gjëndje të mjeruar, ndërroi jetë Kujtim Spahivogli, aktori dhe regjisori i famshëm që pasi ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Moskës për Artin Dramatik, deri në vitin 1973, kishte punuar si aktor dhe regjisor në Teatrin Popullor, si dhe si pedagog e Shef Katedre në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.