Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur pasditen e djeshme në Zvicër. Lajmi është raportuar nga mediat zvicerane, sipas së cilëve policia është vënë menjëherë në kërkim të vogëlushit.
Sipas "Blick" djali me emrin Zenel ishte me nënën e tij Burbuqe M. pasditen e datës 23 maj, në një shesh lojërash pranë Lenzburgerstrasse.
Në orën 16:30, Zeneli papritmas zhduket nga atje pa lënë gjurmë.
"Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh, ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij prapa shtëpisë. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente. "- tha babai Asman M.
Autoritetet zvicerane janë në kërkim, ndërkohë që nuk bëhet me dije ende asnjë gjurmë e Zenelit.