I shoqëruar nga Manastirliu dhe Veliu/ U dëmtua në sy gjatë protestës, efektivi i policisë niset për në Turqi për ndërhyrje të specializuar

Efektivi i policisë Fadil Allaraj, që u dëmtua në sy gjatë protestës në Tiranë do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në sy në Turqi. Ai është nisur mbrëmjen e djeshme teksa ishte i shoqëruar në aeroport nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.