Protestuesit bllokuan autostradën dhe rrugën për Rinas, kush i orientoi drejt aeroportit? Përçahen organizatorët, pakënaqësi edhe te qytetarët (VIDEO)
Protesta e djeshme u zhvendos drejt aeroportit të Rinasit dhe për herë të parë marshimi pa fjalime nuk ishte më nëpër rrugët e Tiranës. Një grup protestuesish, më të paktë në numër, u nisën drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe e bllokuan atë, derisa devijuan për në rrugën e Rinasit duke lënë në trafik kilometrik shoferët që ishin nisur për në aeroport.





























