Itali- Karabinierët italianë arrestuan për herë të dytë në pak muaj një shqiptar në zonën e Lucca.
I riu akuzohet për vjedhje banesash dhe dyshohet si pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që operonte në zonë, teksa provat e lidhin atë me një rast në komunën Pietrasanta, e ndodhur më 31 maj 2024.
Në atë kohë, shqiptari së bashku me tre bashkëpunëtorë që ishin kapur më parë, kishin hyrë në një shtëpi gjatë natës dhe pasi plaçkitën dhomat e gjumit, arritën të gjenin një kasafortë, duke e thyer atë. Brenda morën bizhuteri dhe tre pistoleta me municion. Tre u kapën gjatë ndjekjes, por më parë të rinjtë kishin asgjësuar provat dhe ua kishin dhënë bashkëpunëtorëve, kurse shqiptari i ndaluar dje (11 Dhjetor), mundi të ikte.
Pasi karabinierët kryqëzuan informacionet, zbuluan se grupi vepronte edhe në Lancia, Versilia dhe Piza. Tani shqiptari është ndaluar për herë të dytë, që lidhen me episodet e reja dhe gjurmët që janë gjetur nga hetuesit.
Por ai është një emër i njohur për drejtësinë italiane, ndaj edhe Gjykata aprovoi masën “arrest me burg”, për shkak se ekzistonte rreziku i përsëritjes së krimit, shkruan media italiane.
Edhe në 9 Tetor 2024 ai ishte arrestuar për bashkëpunim në një tentativë vrasjeje kundër një mareshali të policisë, gjatë një arratisjeje të guximshme pas një tentative vjedhjeje në Versilia. Personi i arrestuar është dërguar në burgun e La Spezia-s dhe vijojnë hetimet.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
17.7%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Udhëtonte me të dashurën për të hequr dyshimet, shqiptari arrestohet me 335 doza kokainë në makinë! U kap teksa shiste dozat e radhës
6 Shkurt, 18:01
-
Balla takim me kontabilistët shqiptarë të Italisë, vlerëson rolin e tyre si urë lidhëse mes dy vendeve
6 Shkurt, 17:31
-
Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)
6 Shkurt, 17:23
-
Itali/ Çmontohet organizata e ‘turistëve’ të kokainës, 8 shqiptarë të arrestuar! Rrjetin e drejtonte një 31-vjeçar nga Shqipëria, jepte urdhra me telefon
6 Shkurt, 16:43
-
Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë
6 Shkurt, 13:21
-
Sylvinho 'zbarkon' në Bergamo, ndjek ndeshjen e Gjimshitit dhe uron kapitenin e Kombëtares
6 Shkurt, 10:14
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Itali/ ‘Biznes’ droge në Perugia, shqiptari me precedentë kapet me kokainë dhe mbi 8 mijë euro cash
5 Shkurt, 21:06
-
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, autopsia përforcon dyshimet se Aurora Tila mund të jetë vrarë nga ish i dashuri 15-vjeçar
5 Shkurt, 17:50
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33