Është refuzuar për të dytën herë çmimi rekord i pagës së shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, prej 56 miliardë dollarësh.
Vendimi në gjykatën e Delaëare vjen pas disa muajsh përplasjesh ligjore dhe pavarësisht se u miratua nga aksionerët dhe drejtorët gjatë verës.
Gjykatësja Kathaleen McCormick la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nga janari, në të cilin e argumentoi se anëtarët e bordit ishin shumë të ndikuar nga Musk.
Pas këtij vendimi Musk reagoi me anë të një postimi në platformën X.
“Aksionarët duhet të kontrollojnë votat e kompanisë, jo gjyqtarët”, shkroi Musk.
Më tej Tesla u zotua të apelojë vendimin, duke nënvizuar se vendimi ishte “i gabuar”.
“Ky vendim, nëse nuk shfuqizohet, do të thotë që gjyqtarët dhe avokatët e paditësve drejtojnë kompanitë e Delaëare dhe jo pronarët e tyre të ligjshëm, aksionerët”, tha kompania në një postim në X.
Tesla nuk arriti të provonte se paketa e pagave, e cila daton në vitin 2018, ishte e drejtë.
Një votë e aksionerëve mbi pagesën kaloi me 75% në qershor, por gjyqtarja nuk ra dakord që paga të ishte kaq e madhe duke e cilësuar si një paketë të tepruar dhe të padrejtë ndaj aksionerëve.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.7%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pohon se do shqyrtohet si opsion (VIDEO)
11 Shkurt, 20:47
-
Ligjvënësit demokratë në kërkim të mënyrave për të kundërshtuar vendimet e Trump
11 Shkurt, 16:55
-
Samiti i AI-së në Paris, Macron kërkon një kornizë rregullatorë! J.D. Vance: Inteligjenca Artificiale nuk duhet frenuar
11 Shkurt, 16:33
-
Zelensky: Pa SHBA, Europa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës! Jemi të gatshëm të shkëmbejmë territore me Rusinë
11 Shkurt, 16:24
-
Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut
11 Shkurt, 15:44
-
Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë
11 Shkurt, 15:24
-
Osmani takon nënpresidentin Vance, shpreh mirënjohje për aleancën me SHBA-në
11 Shkurt, 14:21
-
Elon Musk kërkon të marrë kontrollin e ChatGPT, ofron 100 miliardë dollarë për ta blerë
11 Shkurt, 13:17
-
Deputetët e PD takime me shqiptarët në SHBA! Bardhi: Po kërkojmë që të votoni edhe me dokumente të huaja
11 Shkurt, 13:07
-
Donald Trump i jep detyrë të re Richard Grenellit
11 Shkurt, 12:20
-
NBA komandohet nga Cleveland dhe Oklahoma, Doncic debuton krah LeBron në fitoren e Lakers
11 Shkurt, 10:46
-
Trump vendos tarifa doganore prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit! Ursula von der Leyen: Kjo masë nuk do të mbetet pa përgjigje
11 Shkurt, 08:14