Korçë-Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore krahas unazës.
Burime për Report Tv bëjnë më dije, se 45- vjeçari nga fshati Sovjan i Maliqit kishte humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të sotëm, kur ishte larguar për në punë në qytetin e Korçës.
Pas disa thirrjeve telefonike të humbura bashkëshortja e 45- vjeçarit ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit duke shpjeguar se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza.
Pas kallëzimit policia ka nisur menjëherë me procedurat, ndërsa pasditen e sotme trupi i pajetë i 45- vjeçarit u gjet brenda mjetit të tij.
Policia me një komunikatë zyrtare sqaron se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë shkakun e vdekjes.
Paraprakisht edhe nga kqyrja në vendin e ngjarjes dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen.
'Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale', njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.6%
Vota total: 9149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt, 13:50
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
-
Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur Poker, arrestohet pronari dhe bashkëpunëtori i tij
13 Shkurt, 15:00
-
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
12 Shkurt, 20:03
-
Krim pasioni/ 83 vite burg për 4 autorët e vrasjes së Martin Çeços në 2022 në Maliq! 20 vite burg vetëm për vajzën që e nxori në pritë
11 Shkurt, 10:30
-
Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë
10 Shkurt, 21:21
-
VIDEOLAJM/ Parku fotovoltaik në Devoll, ja si duket
10 Shkurt, 08:58
-
Pornografi dhe shantazh me të mitur në Instagram, Gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet! Prokuroria kërkoi arrest shtëpie
9 Shkurt, 15:50