Kosova e kërkonte për laboratorin ku u kapën 1 ton kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Cërrik! Pritet ekstradimi, 2 të tjerë ende në kërkim
Foto: Engjellush Ibrahimi, Erion Etemaj, Eldi Mykaj
ELBASAN- Një tjetër person i kërkuar nga Kosova ka rënë në pranga në Cërrik për laboratorin e drogës ku i zbulua 1 ton kanabis. Autoritetet pritet të nisin procedurat për ekstradimin drejt Kosovës, të Engjëllush Ibrahimit, 39 vjeç.
Ndaj tij, Gjykata e Pejës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 2 akuza “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Engjëllush Ibrahimi, 39 vjeç, banues në Cërrik.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.
Po në Cërrik, më 4 dhjetor u arrestua edhe Albano Saliu, i kërkuar po ashtu nga Kosova për këttë laborator droge të zbuluar më 27 shtator. Policia ka arrestua më herët po ashtu, Erjon Etemajn, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim.
Grupi i drogës së Pejës
Engjëllush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan - I arrestuar
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë - I arrestuar
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh - Në kërkim
Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar - I arrestuar
Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar - Në kërkim

SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.4%
-
Negativ
50.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 8971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Liderët e botës urojnë Kosovën, Trump: Mbështetje e plotë nga SHBA, por presim marrëdhënie më produktive me qeverinë
16 Shkurt, 14:23
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Njohjet që s’i erdhën kurrë, kush ia mbylli dyert Kosovës?
16 Shkurt, 14:12
-
Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI
16 Shkurt, 14:00
-
Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli
15 Shkurt, 16:59
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
Kosovë/ Përfshihet nga flakët një hotel në Brezovicë, ende nuk dihen shkaqet
15 Shkurt, 12:02
-
55 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ngjarje historike me rëndësi për kombin
15 Shkurt, 11:57
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Hovenier këshillon emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Mos negocio zotime të reja
15 Shkurt, 10:07
-
Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari
15 Shkurt, 07:46
-
'Unë fotografova kufomat e familjes Jashari, KFOR-i francez i mori si dëshmi! Xhevahire Izmaku në 'Esencë' tregon krimet serbe në Kosovë: Në Vushtri u masakruan 100 vetë
14 Shkurt, 21:38
-
Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, mesazhi i Presidentit Begaj: Rama e Kurti të tejkalojnë politikat e ditës, duhet bashkëpunim më aktiv
14 Shkurt, 19:49
Hec aty romanatët... fort o la... me shum kg bar. Lale se di kush e ka pas ate 1 ton shin por ja paskeni fut te gjithe kokave te krimit...pu pu pu ne dor ka ren edhe droga.
Përgjigju