Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë, është mbajtur sot (10 janar) një ceremoni paraklis për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Besimtarët e pranishëm u mblodhën për të lutur dhe kërkuar shërim për Kryepeshkopin, duke ndezur një qiri që simbolizonte shpresën dhe jetën.
Pjesëmarrja ka qenë e madhe, me qytetarë që kanë shprehur besimin e tyre për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë, duke e mbështetur me lutje këtë moment të vështirë.
“Na vjen keq. Ta kaloj edhe këtë radhë Kryepeshkopi ynë për të gjitha të mirat që ka bërë për fenë ronë ortodokse. Zoti ta shërojë”, tha një qytetare.
"Urojmë të bëhet sa më mirë, pavarësisht moshës. Në radhë të parë ai është njeri", tha një besimtar tjetër.
"Na dhimbset shumë, shërim të shpejtë i dhëntë Zoti", u shpreh një tjetër.
Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi.
Prej kësaj date gjendja shëndetësore e Kryepiskopit është përkeqësuar, teksa mjekët kanë qenë skeptik edhe për një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të moshës madhore të Fortlumturisë së tij (95 vjeç).
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
41.9%
-
Të gabuar
54%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
-
Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur Poker, arrestohet pronari dhe bashkëpunëtori i tij
13 Shkurt, 15:00
-
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
12 Shkurt, 20:03
-
Krim pasioni/ 83 vite burg për 4 autorët e vrasjes së Martin Çeços në 2022 në Maliq! 20 vite burg vetëm për vajzën që e nxori në pritë
11 Shkurt, 10:30
-
Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë
10 Shkurt, 21:21
-
VIDEOLAJM/ Parku fotovoltaik në Devoll, ja si duket
10 Shkurt, 08:58
-
Pornografi dhe shantazh me të mitur në Instagram, Gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet! Prokuroria kërkoi arrest shtëpie
9 Shkurt, 15:50
-
Korçë/ Indianin e zuri poshtë një pjesë mermeri dhe ndërroi jetë, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i kantierit
9 Shkurt, 12:01
-
Thoma Gëllçi: Shkencëtarët polakë zbulojnë liqenin akullnajor Beznja e Gramozit në Kolonjë
8 Shkurt, 20:17
-
E rëndë në Korçë/ Po punonte në gurore, indiani humb jetën në vendin e punës
8 Shkurt, 16:28
-
Korçë/ 29-vjeçari u paraqit mbrëmë i plagosur në spital, policia sqaron ngjarjen: U vetëdëmtua me thikë pas konfliktit me bashkëshorten dhe vjehrrin! Nis hetimi
8 Shkurt, 10:02
-
Korçë/ Publikonin foto e video intime të adoleshentëve, arrestohen 2 vajzat që menaxhonin faqen e Instagramit (EMRI)
7 Shkurt, 19:19