Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.
Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.
Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Për shkak të dënimit të dhënë sefundmi nga UEFA, që Serbia duhet të luaje 2 ndeshje pa tifozë në transfertë, në ndeshjen e Tiranës nuk do të këtë tifozë.
Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.
Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi. Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45. Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.
Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45. Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
43.5%
-
Negativ
42.5%
-
Jam i/e dyzuar
14.1%
Vota total: 3295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ E bukura e futbollit, Liverpooli eliminohet nga FA Cup! Plymouth i fundit në Championship e mposht 1-0
9 Shkurt, 18:05
-
VIDEO/ Manchester City shmang dramën, përmbys 1-2 Leyton dhe kalon turin në FA Cup! Guardiolës i dëmtohet afrimi i janarit
8 Shkurt, 15:58
-
VIDEO/ Maguire kualifikon Man. United në FA Cup me gol të parregullt, 'Djajtë' përmbysin 2-1 në limite Leicesterin
8 Shkurt, 11:19
-
Britani/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës, dënohen dhe 3 shqiptarët! Dy prej tyre ishin furnizuesit kryesorë
8 Shkurt, 08:02
-
GOLAT/ Newcastle shumë i fortë, tërbon 2-0 Arsenalin dhe shkon në finalen e Carabao Cup
6 Shkurt, 08:53
-
Si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani: Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’
4 Shkurt, 19:45
-
E rëndë në Angli/ 15-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij në shkollë
3 Shkurt, 17:43
-
Angli/ Gjyshi shqiptar ‘ushtar’ në shtëpi bari, gjykatësi: Ky biznes s’funksionon pa njerëz si ju (EMRI)
1 Shkurt, 15:12
-
Serbia apelon vendimin dhe kërkon të vijë në Shqipëri me tifozët, UEFA i kthen përgjigjen
30 Janar, 18:32
-
VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares mahnit në Angli, gol 'alla Del Piero'
29 Janar, 10:35
-
Kupa e Botës 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra
28 Janar, 16:08
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40