LUSHNJË - Një market në fshatin Golem i Vogël i Bashkisë Lushnje ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës. Hajdutët nuk janë mjaftuar me grabitjen e marketit por kanë vjedhur dhe një autoveturë tek një banesë ngjitur me marketin, i cili u gjet nga policia paraditen e sotme.
Nga marketi në pronësi të shtetasit Tajar Bali personat ende të paidentifikuar kanë vjedhur marketin pasi kanë prerë zgavrën e hekurt dhe nga të dhënat paraprake kanë vjedhur vlera monetare dhe shumë artikuj të ndryshëm.
Grupi i punës së policisë në vendngjarje po punojnë për të bërë të mundur identifikimin e hajdutëve pasi kanë qenë disa persona.
Në momentin që grupi i punës së policisë ka qenë në vendngjarje, shtetasi Rrapush Lulja kur ka dalë në oborrin e banesës ka vënë re se automjeti i tij mungonte. Hajdutët kanë hyrë duke prerë kyçin dhe e kanë marrë mjetin tip Opel.
Rrapush Lulja pronari i mjetit tregon për Report Tv, momentin kur vuri re se mungonte makina në oborrin e banesës.
‘U ngrita unë dhe pash policët aty. Dhe shoh nuk kisha makinën. Kisha një Opel, kanë prerë kyçin e portës. Unë jetoj vetëm në këtë shtëpi’, tha ai.
Gjatë orëve të paradites policia e Lushnjës ka mundur të gjejë automjetin e vjedhur në Golem. Mjeti tip Opel është gjetur i braktisur dhe brenda në tij janë gjetur edhe një pjesë e mallrave të vjedhura. Aktualisht po pyeten dhe banorët për të zbuluar autorët e vjedhjes.
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.6%
Vota total: 9142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vullnetarët mbjellin rreth 300 fidanë pishash në Parkun Kombëtar të Divjakës
16 Shkurt, 14:47
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Itali/ Drejtimi i kamionit në gjendje të dehur zbulon mallrat e vjedhura, 45-vjeçari shqiptar dënohet me 2,5 vite burg dhe gjobë
14 Shkurt, 15:21
-
Shkodër/ Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes, policia shpall në kërkim 2 autorët! Ja çfarë u gjetën në banesat e tyre (VIDEO+EMRAT)
14 Shkurt, 13:21
-
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar! Kamerat e sigurisë i tradhtuan (VIDEO)
14 Shkurt, 09:40
-
Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
11 Shkurt, 14:13
-
Sarandë/ Arrestohen 2 hajdutët ‘serial’ të motorëve, në kërkim një 19-vjeçar
11 Shkurt, 10:37
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan
9 Shkurt, 13:39
-
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
8 Shkurt, 12:31
-
Lushnjë/ Plagosi rëndë me thikë një 26-vjeçar, arrestohet autori
8 Shkurt, 11:34
-
Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)
6 Shkurt, 17:23