Numrat e Alban Bermetës në boks vijon të përbëjnë rekord për Shqipërinë. 33-vjeçari së fundmi arriti të triumfojë edhe në arenën e madhe të Londrës në York-Hall, duke mundur kampionin e Bullgarisë Mario Verner. Ky i fundit u detyrua të mbyllë duelin pas 4 raundeve pasi mori nokaut nga shqiptari.
“U ndjeva shumë i lumtur sepse u ndesha për herë të parë në Londër, që është ndër eventet më të mëdha në boks. U ndjeva shumë mirë sepse ishte një fitore e bukur, me nokaut. Një ndeshje e luftuar nga të dy dhe për fatin e mirë e fitova unë. Ishte shumë e bukur mes shqiptarëve sepse ata e kishin mbushur sallën,”-u shpreh boksieri Alban Bermeta

Fitorja në Londër e renditi të paktën përkohësisht të 17 në botë Alban Bermetën. Një numër i jashtëzakonshëm për një boksier shqiptar, teksa për Report TV boksieri thotë se ky rezultat ishte një shpërblim për punën e tij.
“Nuk e mendoja se do të shkoja në këtë renditje. Falë punës, mundin që kam bërë, ndjehem shumë mirë sepse po më shpërblehet ajo që kam punuar këto vite,”-tha ai.
Për Bermetën nuk ka kohë për pushim. Shumë shpejt ai do të ngjitet në ring për të ruajtur 1 nga titujt e tij.
“Titullin WBO do ta mbroj sërish më 11 janar në Londër. Shpresoj ta mbroj këtë titull dhe të luftoj për një më të mirë,”-deklaroi Bermeta.
Bermeta gjithashtu i ka të qarta planet për 2025.
“Mendoj se dua të shkoj në top-10 e botës dhe brenda 2025 të sjellë një titull akoma më të rëndësishëm në Shqipëri,”-u shpreh 33-vjeçari.
Në karrierën e tij në boksin profesionist Alban Bermeta numëron 19 ndeshje, 18 prej të cilave janë fitore. 14 të ardhura me nokaut, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim.
Ne.k./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
18.2%
-
Të gabuar
78.9%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj pret homologun nga Brukseli: Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian
7 Shkurt, 12:01
-
Kishte mbetur i bllokuar te Shkalla e Tujanit, policia i shkon në ndihmë turistit belg
7 Shkurt, 10:47
-
Tiranë/ Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 33-vjeçari (EMRI)
7 Shkurt, 09:18
-
Informaliteti/ Tatimet çojnë në Prokurori dy kompani ndërtimi në Tiranë, nuk deklaronin mbi 50% të pagave të punonjësve
6 Shkurt, 16:32
-
Bardheblutë me vetëm 200 tifozë, derbi Partizani - Tirana luhet në 'Arenën e Demave'
6 Shkurt, 15:21
-
Tirana shkon e ‘gjymtuar’ në ‘Arenën e Demave’, katër mungesa për bardheblutë në derbi
6 Shkurt, 15:06
-
Landfilli i Sharrës mbyll dyert për ndërtuesit, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Institucionet po ngatërrojnë me dashje dheun me mbetjen! Të krijohet një vend i ri, po penalizohemi
6 Shkurt, 13:43
-
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie
6 Shkurt, 13:05
-
Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe
6 Shkurt, 12:32
-
Tiranë/ Goditet grupi i falsifikimit të dokumenteve, 3 mijë euro për pasaporta amerikane, 2500 euro dokumentet e BE-së! 6 të arrestuar, 2 prej tyre nga Kosova
6 Shkurt, 10:58
-
Zjarri tek bodrumi i Spitalit Psikiatrik, digjen disa dyshekë! Policia: Shkak, shkëndija elektrike
6 Shkurt, 10:45
-
'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
6 Shkurt, 08:40