Aktualitet
  • Gjykata e krimeve të Rënda në Tiranë dha masën e arrestit burg për 5 rojet e fshatit turistik Kakome, ku tre ditë më parë u gjet i braktisur një kamion frigorifer i ngarkuar me 2 tonë mariuane. Droga ishte destinuar për Greqi dhe do të kalonte me gomone drejt Ishullit të Korfuzit. Rojet: Nuk dimë kush e la furgonin me drogë.
    AP: Shqipëria prodhues gjigand i marijuanës

  • Akuzohet për trafik droge
    në Itali, arrestohet në Vlorë

    Arrestimi i Dorjan Çelës me qëllim ekstradimin u bë dje nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë.

  • Dështon qeveria "Festa e Midhjes"
    zbukuron Sarandën

    Ceremonitë festive të organizuara nga bashkia e Sarandës nisën zyrtarishtë dje pasdite në 18.30, kur u çel edhe “festa e midhjes” dhe panairi i kulinarisë në shëtitoren e qytetit bregdetar.

  • Ish-punonjësit e sigurimeve
    pension të paligjshëm vetes

    Policia e Kukësit nis procedimin penal në gjendje të lirë për 8 persona pasi dyshohen se kanë përfituar pensione në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë këta persona në periudha të ndryshme kanë punuar në agjensitë e sigurimeve shoqërore në Kukës dhe Has. 

  • Tabaku: Të ndërgjegjësojmë
    komunitetin për Tiranën e pastë

    Tirana e pastër duhet të nisë nga secili prej nesh. Këtë deklaroi Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, në vijim të fushatave sensibilizuese që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë, së bashku me Shoqatën e Korpusit të Vullnetarëve, për të mbajtur të pastër ambientin.

  • Tiranë, vdes në rrugë ish-efektivi
    i policisë, dyshohet atak kardiak

    Gjendet pajetë një 38 vjecar në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë të ditur se viktima është gjetur rreth ores 16. 20 pranë një pallati, ne afersi te drejtorisë së policisë së qarkut të Tiranës, sapo kishte zbritur nga motorri.Dyshohet se 38 vjecari, ish-efektiv i policise se shteit ka pesuar atak kardiak

  • Parkimi nëntokësor, ja si
    ndryshon qarkullimi i automjeteve

    Zona rreth stadiumit “Qemal Stafa”do të bllokohet kurse automjetet do të lëvizin sipas një skeme të re. Kjo pasi Bashkia e Tiranës njoftoi nisjen e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor të sheshi “Italia”.

  • Lamtumira e Ardian Klosit
    takimi i fundit me miqtë

    Miqtë dhe familjarët i dhanë lamtumirë publicistin Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta pak para mesnatës së të enjtes. Homazhet për nder të tij u zhilluan në mesditë në  Bibliotekën Kombëtare. Përlotet Edi Rama: Vdiq për të mos vdekur kurrë.Trupi i Klosit u përcoll drejt varrezave të Sharrës.
    Mirupafshim... faleminderit!
    Këta nuk të lënë as të vdesësh – Nga Ardian Klosi
    Intervista e fundit e Klosit: S'kam frike nga vdekja
    Topi: Humbëm njeriun e guximshëm
    Rama: Iku antikonformisiti që refuzoi vulgaritetin
    Berisha: Humbje për shoqërinë civile

  • Pogradec, gjendet I mbytur
    60 vjecari, policia nis hetimet

    Një 60 vjecar është gjendur sot I mbytur në ujërat e një lumi të vogël në Mokër pranë Pogradecit.

  • Vlorë, shpërthen predha
    plagoset 30 vjecari

    Shpërthimi I një predhe mund të kishte shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në Vlorë. Dy shtetas Florian Kamberit 30 vjec dhe Renato Cenko 31 vjec kanë qënë duke prerë më gure fleksibël disa predha të vjetra të mbledhura në det. Shpërthimi i një predhe ka shkaktuar plagosjen e Florian Kamberit

  • Ina Rama – prokurorëve: Luftë
    krimit, rrisni përgjegjësinë

    Gjatë takimit me Këshillin e Prokurorëve, Ina Rama tha se nuk mund të ketë kompromis me krimin. “Duhet të luftoni fort krimin. Kemi rezultate të mira por ka vend për përmirësime. Ndaj është vendi për t’i drejtuar një thirrje të gjithë prokurorëve për përgjegjshmëri më të lartë”.

  • I preku nderin, vëllai qëllon
    të motrën për vdekje

    Policia e Matit ka zbardhur sot disa prej detajeve të vrasjes që shokoi një ditë më parë opinionin publik. Sipas saj, krimi në familje në Mat ka ardhur për shkak se vëllai nuk ka duruar fjalët që fliteshin për të motrën.

  • Gazsjellësi, Monti në Tiranë
    në mesin e muajit maj

    Lajmi konfirmohet nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas së cilës shefi i ekzekutivit të Romës do të jetë në Tiranë muajin e ardhshëm. Sipas ANSA-s, arsyeja e vizitës është gazsjellësi TransAdriatik, për të cilin mbështetja e Italisë ka një rol vendimtar, që projekti të fitojë gazin e Shah Denizit. Përzgjedhja do bëhet në mesin e vitit 2013.

  • Basha: Në mes te Majit
    prezantojmë Planin Urbanistik

    Plani urbanistik për Tiranën do të jetë gati në javët e para të muajit Maj. Plani do ti dorëzohet fillimisht Grupit Strategjik për vendimarrje dhe më pas do t’i nënshtrohet konsultimit me publikun. Kjo është bërë e ditur nga kreu I Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorin britanik në Tiranë Nicholas Cannon.

  • Gjeneralët, debate në komision
    ja letra e Imamit për Topin

    Zbardhet e vërteta e largimit të tre gjeneralëve me dekret të Presdidentit. Piro Lutaj ka siguruar dokumentin që ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka dërguar Presidentit Topi. Sipas Lutajt, Imami i ka adresuar Topit të tjera arsye shkarkimi, ndërsa Lutaj dhe Qefalisë, të tjera arsye.

  • Berisha në Uashington,
    nderohet veprimtarja Johanna Newman

    Në kinemanë e Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në Uashington, u zhvillua ceremonia e nderimit të zonjës Johanna Neëman, e cila bashkë me familjen i mbijetoi Holokaustit nazist, duke i kaluar vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. I pranishëm në këtë ceremony ishte edhe kryeministri Sali Berisha I cili ndodhej ne SHBA në kuadër të një vizite zyrtare.

  • Bashkia s’paguan, CEZ
    lë Rubikun në errësirë

    Në Rubik strukturat e CEZ kanë dhënë urdhërin për ndërprerjen e energjisë elektrike për Bashkinë e qytetit. Qyteti është në errësirë ndërkohë që shkaku për këtë shkëputje të energjisë ka qënë mospagesa e faturave nga ana e banorëve të kësaj zone për një kohë të caktuar.

  • Prençi: Më 21 janar, policia
    mes turmës e plumbave të Gardës

    Më 21 janar 2011 “policia nuk dispononte asnjë mjet për menaxhimin e turmës”. Akuza vjen nga Shemsi Prençi, atëherë drejtor i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e shefit të policisë së qarkut Dibër pasi humbi betejën me mafian e kromit, siç tha në një intervistë për Shqiptarja.com pak ditë më parë.

  • Droga në Kakome, AP:
    Shqipëria prodhues gjigand I marijuanës

    Agjencia franceze e lajmeve Associated Press, e përshkruan Shqipërinë si prodhues gjigant të marijuanës dhe vend tranzit i trafikimit të heroines, duke iu referuar rastit të disa ditëve më parë, kur në Kakome u sekuestruan rreth dy tonë marijuanë.

  • “Është e çmendur”: E moshuara
    lidhur me zinxhir prej 2 vitesh

    Kadrie Kalemaj, 70 vjeç, është një grua e moshuar që vuan nga çrregullime të rënda mendore. Të afërmit e saj kanë gjetur një mënyrë makabre për ta mbajtur nën kontroll. Që prej dy vjetësh e kanë lidhur nga njëra këmbë me një zinxhir të rëndë që nuk e lejon të largohet nga një divan i vendosur para shtëpisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv