Ekonomi
-
As bumi turistik i këtij viti nuk e rriti konsumin në vend. INSTAT raporton se konsumi i popullatës në tremujorin e tretë ishte 2% nga mbi 4% që ishte në tremujorin e dytë. Shkak për këtë janë çmimet e larta që kanë frenuar qytetarët të bëjnë shpenzime, si dhe tregon se vendi ka pritur turistë që kanë konsumuar pak.
22 Dhjetor 2023, 16:16 -
Zbardhet lista me 169 profesionet e lira! Nga avokatët, fotografët te arkitektët, do paguajnë tatim deri në 23% nga 1 janari
22 Dhjetor 2023, 15:53Është publikuar në fletoren zyrtare lista me të gjithë profesionistët e lirë të cilët nga 1 janari 2024 do të fillojnë të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Lista përmban 169 profesione të lira, të ndara në 26 kategori. Tatimi progresiv i parashikon që kush fiton deri 14 milionë lekë të paguajë 15% dhe për ata mbi këtë shumë 23%
-
Ekonomia u rrit me 3.46% gjatë sezonit veror! U udhëhoq nga ndërtimet e pasuritë e paluajtshme! Bumi turistik ndikim ‘minimal’, bie bujqësia e industria
22 Dhjetor 2023, 12:36INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë për vitin 2023, duke dalë në përfundimin se rritja ka qenë 3.46% krahasuar me tremujorin e një viti më parë.
-
Rënia e valutave tkurr me 427 mln euro eksportet! Manifaktura kërkon kompensim të humbjeve, BSH: Nuk ndërhyjmë në treg për interesa të sektorëve të caktuar
22 Dhjetor 2023, 08:28Bizneset shqiptare kanë shitur jashtë vendit mallra më pak se vitin e kaluar. Referuar të dhënave të INSTAT, eksportet tona janë ulur me 9.8% nga janari deri në nëntor të këtij viti, në krahasim me 11 mujorin e vitit të kaluar. E përkthyer në vlerë monetare, eksportet gjatë kësaj periudhe zbritën në vlerën 3.9 miliardë euro, nga 4.3 miliardë euro që ishin në vitin e kaluar, duke u ulur me afro 427.5 milionë euro
-
FMN: Shqipëria mund të rrisë me 9% të PBB -së të ardhurat deri më 2030 duke luftuar korrupsionin dhe zbatuar reformat
21 Dhjetor 2023, 07:56Vendet në zhvillim, ku është klasifikuar edhe Shqipëria mund të rrisin të ardhurat buxhetore edhe me 9 % të PBB-së deri në vitin 2030, nëse zbatojnë disa reforma që kanë të bëjnë me uljen e korrupsionit, luftën ndaj informalitetit, zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve thotë një studim i FMN “Vendet mund të shfrytëzojnë potencialin tatimor për të financuar objektivat e zhvillimit”.
-
VKM/ Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura! 822 mln lekë për 'Drejtësinë'
20 Dhjetor 2023, 22:44Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.
-
Në nëntor çmimet u rritën më shumë se në BE, Eurostat: Shqipëria mes 12 shteteve me inflacionin më të lartë
20 Dhjetor 2023, 17:32Inflacioni në vend në muajin nëntor ka qenë 1.4% më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, dhe ndikimi kryesor në rritjen e çmimeve është dhënë nga shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas EUROSTAT, inflacioni në nëntor ishte 4.5%, dhe Shqipëria klasifikohet me 12 shteteve me inflacionin më të lartë në BE.
-
BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 3.25%! Sejko: Sektori i turizmit ka udhëhequr rritjen ekonomike, inflacioni rrezik për stabilitetin e çmimeve
20 Dhjetor 2023, 16:34Banka e Shqipërisë e mbyll vitin 2023 me normën bazë të interesit 3.25% dhe me pritshmëri për ta ulur vitin tjetër. Në bilancin e fundvitit, Guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia, rritja e punësimit dhe e pagave është udhëhequr kryesisht nga sektori i turizmit, por rrezik paraqet inflacioni i lartë.
-
Qeveria, 30 mln euro kredi emergjente për Albcontrol! Në vështirësi financiare prej ‘Bechettit’?
20 Dhjetor 2023, 15:21Një kredi prej 3 miliardë lekësh të reja, ose rreth 30 mln euros, është akorduar nga ana e qeverisë për shoqërinë shoqërisë publike të navigimit ajror, Albcontrol. Kredia është miratuar përmes Aktit të fundit Normativ që ndryshoi buxhetin e shtetit të këtij viti. Huadhënia mendohet se është dhënë pasi shoqëria është në vështirësi financiare pasi llogaritë e saj në Eurocontrol janë bllokuar prej çështjes ‘Becchetti’.
-
Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, do kushtojë 70 mln euro! Ambasadori i BE: Prioriteti ynë, hap 350 vende të reja pune
20 Dhjetor 2023, 12:45Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me linjën e transmetimit 400 kilovolt, e cila ka nisur të ndërtohet dhe pritet të kushtojë 70 milionë euro. Përmes kësaj linje vendet do mund të shkëmbejnë energji elektrike midis tyre por edhe me fqinjët.
-
Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet
20 Dhjetor 2023, 07:21Qeveria u ka hequr një pjesë të parave të dhëna më herët disa institucioneve në rishikimin e fundit të buxhetit. Për shkak të mosrealizimit të objektivave të caktuar, Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë.
-
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
19 Dhjetor 2023, 17:16Përmirësimi i aktivitetit të bizneseve dhe rritja e rrogave të administratës, ndikuan në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në 11 muaj janë mbledhur mbi 586 miliardë lekë, ose 63 miliardë më shumë se vjet. Por në rënie janë të ardhurat doganore, kryesisht prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.
-
Ulet me 40% vlera e eksporteve të bimëve mjekësore! Hysenaj: 25% më pak eksporte prej rënies së euros! Shteti të rimbursojë 20% faturat e prodhimit të fermerëve
19 Dhjetor 2023, 16:19Zhvlerësimi i valutave vijon të dëmtojë eksportuesit vendas. Shoqata e bimëve Aromatike dhe Mjekësore, kërkon mbështetje nga buxheti i shtetit pasi vlera e shitjeve krahasuar me vjet ka rënë me 40%, e shkak kryesor është rënia e dollarit dhe euros
-
Rekord në Rinas, 7 milion pasagjerë në 2023! Rama: 35% më shumë se në vitin 2022! Një fakt sa njëmijë fjalë
19 Dhjetor 2023, 15:38Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar shifrën rekord prej 7 milionë pasagjerësh këtë të hënë të 18 dhjetorit.
-
Fiket drita e burimeve njerëzore edhe në sektorin call center, kompanitë drejt alternativës për punësimin e të rinjve nga Afrika dhe Filipinet
19 Dhjetor 2023, 09:05Sektori call center vijon të jetë në vështirësi të madhe për gjetjen e punonjësve, ndonëse së fundmi kompanitë italiane që ofrojnë shërbim ndaj palëve të treta kanë zgjeruar kontratat me operatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive).
-
Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues
18 Dhjetor 2023, 18:32Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat, i profesionistëve të lirë, nga 1 janari 2024 nuk do të bëhet me formularë të posaçëm por me ato që janë ekzistuese. Kjo për shkak se Ministra e Financave nuk ka gati formularin, ndërsa me akt normativ është shtyrë edhe afati se kur profesionistëve të lirë do t’u njihen edhe shpenzimet e nevojshme për aktivitetin e tyre.
-
Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet
18 Dhjetor 2023, 16:591 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë.
-
Mbi 53 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa gjatë këtij viti! Denaj: 65 mijë janë mbështetur nga skema kombëtare
18 Dhjetor 2023, 16:43Më shumë se 65 mijë fermerë kanë përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes këtë vit. 53 mijë kanë marrë naftën pa taksa, ndërkohë që vjet ishin vetëm 34 mijë përfitues. Ministria e Bujqësisë raporton se janë mbi në total për skemën e naftës këtë vit janë dhënë nga buxheti i shtetit 3.1 miliardë lekë.
-
BSH takim me mediat: Sfidë edhe për vitin 2024 është inflacioni por situata ekonomike është pozitive!
18 Dhjetor 2023, 13:30Ekonomia e vendit po performon në mënyrë pozitive thotë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një takim me gazetarë e përfaqësues të mediave, por thekson se sfidë vijon të jetë inflacioni i lartë.
-
Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'
17 Dhjetor 2023, 14:14Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026