Ekonomi
-
Bumi turistik i këtij viti është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vetëm në korrik, gusht e shtator të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1.7 miliardë euro, ose rreth 600 mln euro më shumë se vjet.
11 Dhjetor 2023, 15:40 -
Eksportet në krizë/ Zusi përplaset me Cekon dhe largohet nga emisioni ‘Përballje’! Eksperti: Fasonët të mbyllen! Prençe: Do mbeten njerëzit pa punë
11 Dhjetor 2023, 14:48Bizneset po përballen me krizë financiare për shkak të rënies së euros në kursin e këmbimit. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, presidenti i eksporteve Alban Zusi tha se kanë pësuar 20% të të ardhurave humbje për shkak të rënies së euros
-
Mbështetje për Shqipërinë, nis projekti 8.8 mln euro i BE dhe Austrisë për menaxhimin e burimeve ujore
11 Dhjetor 2023, 14:17Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projektin e ri “EU4Rivers” i cili synon të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen dhe rikthimin e burimeve të ujit të pastër.
-
Ministrja Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor! Ndihmë edhe financimi 64.6 mln euro nga BB
11 Dhjetor 2023, 14:14Ministrja Anila Denaj gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të energjisë elektrike në zonën jugore të vendit është një premtim në zbatim që do të kontribuojë në rritjen cilësinë dhe prodhimin e produkteve bujqësore, agrumeve dhe të mirëqenies në këtë zonë.
-
Raporti i Bankës së Shqipërisë/ Kreditë me probleme u ulën në nëntor, por janë 16.9 mln euro më të larta se në vitin 2022
11 Dhjetor 2023, 13:48Kreditë e këqija pësuan një rënie të lehtë gjatë tetorit, në krahasim me një muaj më parë, por mbeten në nivel më të lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Shkak për këtë përkeqësim është bërë inflacioni i lartë dhe rritja e vazhdueshme e normës bazë të interesit që kanë ndikuar në uljen e fuqisë paguese të kredimarrësve.
-
Projektligj për të ndaluar shitjen e markave të falsifikuara, bizneset që i tregtojnë do iu sekuestrohet malli
11 Dhjetor 2023, 13:05Të gjithë tregtarët që shesin produkte të falsifikuara, si rezultat i kopjimit apo imitimit të markave, do të përballen me sekuestrimin e mallit, dhe do të përfundojnë në gjykatë për të paguar dëmet që ju shkaktojnë pronarëve të ligjshëm të markave. Ky është synimi i projektligjit të hedhur në Konsultim Publik, ‘Për Markat Tregtare’, që parashikon penalizime në rast të nxjerrjes në treg të produkteve të kopjuara nga markat origjinale
-
Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin 2024! INSTAT: Kostot në ndërtim u rritën me 4.2%, shkak energjia dhe rritja e pagave
9 Dhjetor 2023, 19:57Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin që vjen. Raporti i fundit i INSTAT tregon se kostot e ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit u rritën me 4.2%, dhe shkaqet kryesore ishin energjia dhe rritja e pagave të punonjësve. Ndërkohë 98% e Agjencive të Pasurive të Paluajtshme thonë se çmimet do jenë të qëndrueshme dhe në rritje.
-
Inflacioni i rikthehet rritjes, ndikuan ushqimet dhe pijet, përllogaritet në 3.9%
8 Dhjetor 2023, 12:57Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve i rrit në 3.9 për qind, krahasuar me muajin e kaluar që ishte 3.8%.
-
Rënia e Euros fut në krizë fasonët, shkurtohen vendet e punës Prençe i 'Pro Eksport Albania': Çdo ditë largojmë 30 punëtorë
7 Dhjetor 2023, 17:39Shoqata Pro-Eksport Albania dhe përfaqësues të kompanive fasonë në Shkodër kërkuan të ulen ne bisedime me qeverine, pasi sektori po kalon një situatë alarmante për shkak të rënies së euros.
-
Dhoma Amerikane: Klima e biznesit është përmirësuar! Ulet korrupsioni, shqetësim monopolet
7 Dhjetor 2023, 17:25Klima e Biznesit është përmirësuar në vitin e kaluar dhe sinjalet janë pozitive edhe për këtë vit. Ky është perceptimi i bizneseve amerikane në indeksin e fundit të publikuar. Pozitivisht vlerësohet ulja e korrupsionit dhe funksionimi i drejtësisë, por nga ana tjetër kompanitë vlerësojnë shqetësim gjetjen e punonjësve, prezencën e monopoleve dhe ekonominë informale.
-
Lojërat e fatit, Braçe kundër: Po i legalizojmë pa kontroll! Bastet të jenë monopol dhe në duar të shtetit! Shalsi: Ministria e Financave të hartojë ligj të ri
7 Dhjetor 2023, 16:34Hapja e basteve online shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit Erion Braçe dhe kryetarit Eduard Shalsi. Braçe tha se bastet mbeten në duart e krimit, dhe nëse do t’i legalizojmë kontrolli duhet të jetë në duart e shtetit. Për Shalsin, ministria e Financave duhet të hartojë një ligj të ri për këtë industri
-
Çfarë parashikon paketa fiskale 2024? Nga rritja e taksës së karbonit, kufizimi i akcizës deri tek gjobat e bizneseve që nuk lëshojnë faturë tatimore
7 Dhjetor 2023, 12:09Paketa fiskale për vitin 2024, ndryshon 3 ligje kryesore, atë të akcizës, të procedurave tatimore dhe të taksave kombëtare. Me ndryshimet e miratuara në Kuvend, synohet të rritet taksa e karbonit për qymyrin prej vitit 2024, kufizohet rritja e akcizës për produktet e importuara për shkak të rritjes së karbonit si dhe rriten gjobat për bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore.
-
U miratua sot mes tymueseve dhe kapsollave, çfarë parashikon buxheti 2024! 737 mld lekë investime publike, rritje pagash e indeksim pensionesh
7 Dhjetor 2023, 10:39Buxheti i shtetit për vitin 2024 që mori vulën jeshile nga Kuvendi, do të jetë afro 737 miliardë lekë, duke u rritur me mbi 30 miliardë lekë krahasuar me këtë vit. Ministria e Financave parashikon që vitin e ardhshëm ekonomia të rritet me 3.8%, ndërkohë që për investime publike do shpenzohen 128 miliardë lekë.
-
Frymëmarrje për huamarrësit në Euro, Euribori zbret në nivelin më të ulët në 7 muaj
7 Dhjetor 2023, 08:54Normat e interesit të Euros në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar një rënie të ndjeshme në fillimin e muajit dhjetor.
-
Raiffeisen Bank prezanton produktin e ri digjital RaiPos - Një hap para në tregun e pagesave të sigurta dhe efikase për bizneset Micro dhe SME
6 Dhjetor 2023, 16:02Raiffeisen Bank vijon avancimin në transformimin e pagesave dhe përqafimin e risive digjitale, duke sjellë për herë të parë në tregun shqiptar një produkt të ri digjital, RaiPos.
-
Rritet prodhimi prej reshjeve, KESH shet 57 mijë MWh energji! Për vitin 2023 shitjet arrijnë 51.6 milionë euro
6 Dhjetor 2023, 15:03Reshjet e fundit kanë përmirësuar situatën në kaskadën e Drinit duke i mundësuar KESH-it eksportimin e energjisë. Në ankandin e fundit është shitur 57 mijë megavat energji me vlerë 5.6 milionë euro. Ndërsa përgjatë gjithë vitit shitjet në total arrijnë në 51.6 milionë euro, kundrejt importit që arrin në 60.5 milionë euro, ose 8 fish më pak se një vit më parë.
-
Ulet me 7 dollarë çmimi i naftës në bursë, shitet 76 dollarë fuçia
6 Dhjetor 2023, 14:54Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është ulur me 7.7 dollarë brenda javës dhe aktualisht në bursë fuçia e naftës po tregtohet me 76.7 dollarë, ndërkohë që në fund të muajit nëntor kushtonte 84.5 dollarë.
-
Pas 7 vitesh në fuqi/ Banka e Shqipërisë e Ministria e Financave do të ndryshojnë paketën e deeuroizimit! Masa shtesë për uljen e përdorimit të euros
5 Dhjetor 2023, 16:45Paketa e de-euroizimit e ndërmarrë në vitin 2017 nga Banka e Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, do të rishikohet për shkak të luhatjeve të monedhës evropiane në kursin e këmbimit. Ajo nuk ka pasur efekt pasi pas 5 vitesh në fuqi, shumica e transaksioneve në vend bëhet në euro, duke shtuar më shumë valutën në treg. Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro do të kishte efekt pozitiv edhe tek kursi i këmbimit.
-
Në 2022, më pak të punësuar me pagë, u rrit vetëpunësimi! INSTAT: Vitin e kaluar informaliteti në tregun e punës arriti 28%
5 Dhjetor 2023, 16:01Në vitin 2022 informaliteti në tregun e punës është rritur me 1.2% dhe në total sipas të dhënave të INSTAT ishin mbi 366 mijë qytetar punonjës informal. Nga ana tjetër vjet u ul numri i të punësuarve që marrin pagë mujore, ndërkohë që është rritur numri i të vetëpunësuarve dhe i atyre që punojnë në biznes familjar
-
Euro në pikiatë, ekspertja për Report Tv: Pagesat të bëhen në lekë, rënia do të vijojë nëse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn
5 Dhjetor 2023, 13:54Forcimi i lekut vijon të jetë prezent në treg, duke bërë që euro dhe dollari të prekin vlerat më të ulëta pas kulmit të sezonit turistik. Ndodhur përballe kësaj situate, kur euro po prek nivelin më të ulët, ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoci Nunaj, në një intervistë për Report Tv thotë se duhet të kufizohen pagesat në euro.