Ekonomi
-
Taksimi i profesioneve të lira dhe lënia e taksës zero për hotelet me 5 yje për motivimin e turizmit, nxitën përplasje tek Komisioni parlamentar i Integrimit ku u prezantuan ndryshimet e paketës fiskale 2023
8 Nëntor 2022, 16:10 -
56.8 milionë dollarë shtesë për aksin ‘Qukës-Qafë Plloce’! Debate te ‘Veprimtaria Prodhuese’, qeveria: Shtesa për shkaqe teknike! Gështenja: Projekti s’mbyllet deri në 2024
7 Nëntor 2022, 15:18Komisioni Veprimtarive Prodhuese, mes debateve miratoi të hënën 56.8 Milion dollar shtesë për mbylljen e segmentit rrugor "Qukës-Qafe Pllocë" deri në kilometrin e 34. Opozita akuzoi për korrupsion dhe kërkoi hetimin e inxhinierëve që kanë hartuar projektin.
-
Votohet në parim te ‘Ekonomia’ buxheti dhe paketa fiskale 2023! Ibrahimaj: Do shtojmë edhe 80 mln eurot e BE për energjinë! Tabaku: Të ishin parashikuar më herët
7 Nëntor 2022, 12:26Fondet IPA III të BE, me një vlerë prej 80 milionë Euro, parashikuar kryesisht për Bujqësinë, do të implementohen si pjesë e buxhetit për krizën energjetike. Diskutimi u bë në Komisionin e Ekonomisë, ku dhe u votua në parim pr/Buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2023.
-
Buxheti 2023, Konfindustria: Nuk ka strategji për krizën! S'vihet në punë TEC-i i Vlorës, por jepen miliona për anijet për prodhim energjie
7 Nëntor 2022, 09:39Nisur nga projektbuxheti 2023, si edhe paketa fiskale të prezantuara nga qeveria nga ardhur një reagim nga Konfindustria e cila thotë se tregojnë një mungesë strategjie për përballimin e krizës energjetike.
-
Kredia konsumatore po ruan rritjen, arrin në gati 590 milionë euro
7 Nëntor 2022, 07:38Kredia konsumatore e dhënë nga sektori bankar shqiptar po vijon rritjen edhe gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore, duke përfshirë edhe overdraftet, arriti në pothuajse 69 miliardë lekë ose rreth 590 milionë euro, në rritje me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
‘Festa e ullirit’, panairi i prodhimeve vendase në Roskovec! Fermerët: Kostoja e prodhimit e lartë, mungon tregu i vajit
5 Nëntor 2022, 17:06Me qëllim promovimin e kulturës dhe produkteve vendase “Festa e Ullirit” bëri bashkë për të gjashtin vit, vizitorë të shumtë në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Roskovec. Edhe pse prej vitesh e kultivojnë ullirin, si kulturë bujqësore, fermerët thonë se problem për ta vazhdon të mbetet mungesa e një tregu të formalizuar.
-
Rritja e çmimeve, një grup i bizneseve të vogla ulin qepenat
5 Nëntor 2022, 14:12Disa biznese të vogla e të mesme ulën qepenët në shenjë proteste kundër politikave të qeverisë, që sipas tyre i dëmtojnë.
-
Grumbulluesit ‘largohen’ nga gështenja e Pogradecit! Fermerët: Çmimi ka rënë ndjeshëm në tregun vendas
4 Nëntor 2022, 20:33Çmimi i gështenjave ka rënë ndjeshëm në Pogradec, si pasojë e prodhimit të lartë dhe mungesës së grumbulluesve për eksport, që një vit më parë paraqiteshin të shumtë.
-
Miratohet marrëveshja për ndërtimin e “Marina & Jahtet e Durrësit”, pjesë e projektit të madh të Portit të Durrësit
4 Nëntor 2022, 16:11Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje me dy investitorë privat që lidhet me ndërtimet që kanë të bëjnë me Portin e Durrësit. Marëveshja është nënshkruar me Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, të cilat do të bëjnë ndërtimin e ballinës ujore të portit të Durrësit dhe ndërtimin e portit për jahtet.
-
Projektbuxheti i vitit 2023 për arsimin, Xhixho: Më i ulëti në rajon, paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP-ve
4 Nëntor 2022, 11:32Nënkryetarja e partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me projektbuxhetin e vitit 2023, të cilin e ka konsideruar si më të ulëtin në rajon sa i takon arsimit.
-
Prejt-buxheti 2023/ BSH: Pozitiv për konsolidimin fiskal! Sejko: Me 3 mld euro në vit turizmi bazë për rritjen ekonomike! Inflacioni problem, prek produktet vendase
4 Nëntor 2022, 09:37Banka e Shqipërisë vlerëson pozitivisht buxhetin e hartuar nga qeveria për vitin 2023, duke vlerësuar turizmin si sektorin me rolin kryesor në rritjen ekonomike. Sejko, prezantoi në Kuvend opinionin e Bankës së Shqipërisë për projekt-buxhetin. Ai tha se problemë mbetet inflacioni, ndërsa kërkoi rishikimin e skemës së pensioneve
-
-
Borxhi publik i parashikuar për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen e tij në 67.5%, eurobondi i ri minimalisht do të jetë në vlerën e 500 milionë eurove
3 Nëntor 2022, 11:49Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar për deficitin dhe borxhin publik të parashikuar për vitin 2023. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në komision se synohej që vitin e ardhshëm borxhi publik të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.
-
Në pritje të rivendosjes apo jo të fashës 800 kWh, nga Fierza s’ka lajme të mira! Bie niveli i ujit, poshtë mesatares historike
3 Nëntor 2022, 09:51Në një kohë kur ende pritet një vendim nga qeveria brenda datës 10 nëse do të aplikohet apo jo fasha 800 kWh në muaj, situata në kaskadën e Drinit nuk paraqitet e mirë. Liqeni i Fierzës, po shkon sërish drejt kuotave minimale, kjo për shkak të mungesës së reshjeve por edhe vënies në punë me kapacitet të reduktuara të hidrocentralit të Fierzës.
-
Importet e energjisë, 406 milionë euro për periudhën janar-tetor! Ulet ndjeshëm rezerva energjetike në kaskadë
3 Nëntor 2022, 09:29Sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për të furnizuar vendin gjatë këtij viti i ka kushtuar qeverisë qindra milionë euro. Të dhënat zyrtare të procedurave të prokurimit të publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga “Monitor” për periudhën 1 Janar-6 nëntor tregojnë se totali i importeve ka prekur vlerën 406 milionë euro.
-
Inflacioni i lartë, BSH rrit sërish normën bazë të interesit! Sejko: Objektivi, ruajtja e stabilitetit të çmimeve të shportës
2 Nëntor 2022, 16:23Banka e Shqipërisë rrit për të pestën herë radhazi normën bazë të interesit, duke e çuar në nivelin 2.75%. Vendimi u bë me dije nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Objektiv mbetet stabiliteti i çmimeve, i cili është rritur për 80% të produkteve të shportës.
-
Bordi vendos: Ulet sërish nafta me 4 lekë! Shtrenjton benzinën
2 Nëntor 2022, 15:25Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës me 4 lekë, teksa benzina shtrenjtohet me 4 lekë. Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës prej orës 18:00’, çmimi i naftës do të ulet nga 236 lekë për litër në 232 lekë për litër.
-
Fatos Çoçoli: O kursim, o fashë!
2 Nëntor 2022, 13:30Duke filluar nga dje, më datë 1 nëndor, qeveria do të presë 10 ditë, deri më 10 nëndor, për të marrë vendim, nëse do ta vendosë fashën 800 kilovat-orë në këtë muaj, apo jo. Këto dhjetë ditë pritje ia mundëson koha e faturimit.
-
-
Buxheti 2023/ Tabaku te ‘Ekonomia’: Rritja e të ardhurave s’është meritë e qeverisë! Braçe: Janë korrekte, por ka dhe problematika
2 Nëntor 2022, 11:04Në tryezën e Komisionit të Ekonomisë, Tabaku dhe deputeti socialist Braçe theksuan se ka një rritje ekonomike. Sa i përket projekt buxhetit të vitit 2023, deputetja shprehu disa rezerva, por edhe Braçe.