Ekonomi

  • Nga mashtrimi me markat, te presioni ndaj konsumatorëve, premtimet për çmime që nuk ekzistojnë, shfrytëzimi i fëmijëve për të bindur prindërit, praktikat agresive, mashtruese apo “peshkuese” e deri te shpalljet “Dyqani mbyllet, malli likujdohet”. Në ditën ndërkombëtare të konsumatorit, Ministria e Ekonomisë ka bërë publike përmes disa broshurave 31 praktikat e ndaluara, të cilat në asnjë rast nuk mund të përdoren nga bizneseve për të shitur mallra apo shërbime, të bazuara në legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve.  VIDEO
  • Fondi i veçantë, do jepen
    9.3 mln € për institucionet

    Ministria e Financave ka përcaktuar, me anë të një Udhëzimit të titullarit të saj, një fond të veçantë prej 1.3 miliardë lekësh, ose afro 9.3 milionë euro për shpërblime apo ndihma të posaçme në favor të punonjësve të institucioneve dhe dikastereve qendrore gjatë vitit 2015.

  • Gent Sejko: Çmimet nën kontroll
     nuk rrezikohemi nga deflacioni 

    Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se ekonomia nuk rrezikon të bjerë në deflacion, megjithë indeksin shumë të ulët të ccmimeve të konsumit për muajin shkurt. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, norma e inflacionit për muajin shkurt ishte vetëm 0.2%, e cila u komentua nga analistët si rënie në deflacion. Por sipas Guverantorit, situata ccmimeve është vazhdimisht nën monitorim nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe larg shqetësimit për deflacion.  VIDEO

  • Memo konfidenciale e tatimeve:
    Kujdes me gjobat e rivlerësimet 

    Rivlerësim i pasaktë i TVSH-së; detyrime të tatimpaguesve që figurojnë në sistem por nuk lidhen me njoftim-vlerësimet përkatëse; gjobave të padrejta për mospaisje me kasë të zyrave të konsulencës, të studiove ligjore e kontabile, të ekspertëve kontabël etj; detyrime të çuditshme ku firma e ndërtimit duhet të paguajë për tatim fitimin e pronarëve të truallit e kështu me radhë. 

  • Të pasurit afat deri më 30 prill për
    deklarimet, ose ndëshkim me gjobë

    Për të gjithë qytetarët që përfitojnë mbi 2 milionë lekë në vit, 30 prilli është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. Ligji i Tatimit mbi të ardhurat përcakton fundin e prillit si afatin e fundit për dorëzimin e deklaratave nga ana e këtyre subjekteve që tatohen me 15%.  VIDEO

  • Crowford: Çdo vezë e hedhur në
    Kuvend, largon investimet e huaja

    Stabiliteti politik, klima e biznesit, e ccështja e pronës janë faktorët kryesorë që mbajnë larg investimet e huaja në Shqipëri. Në një intervistë për Report TV, Mark Crawford, Presidenti I dhomës Amerikanë të Tregtisë analizon klimën e biznesit në vendin tonë, dhe qëndrimin e kompanive amerikane ndaj aksionit kundër evazionit, ashpërsimit të gjobave ndaj biznesit, apo regjistrimin e detyrueshëm në Dhomën shqiptare të Tregisë.  VIDEO

  • Bllokohet procesi i kompensimit
    të pronave, mungojnë VKM-të

    Këshilli i Evropës pret ende VKM-të, por qeveria shqiptare nuk i miratoi. Gjykata e Strasburgut vazhdon të japë vendime në favor të ish-pronarëve. Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është bllokuar.  VIDEO

  • Kosto e ulët, investitorët italianë
     kërkojnë luleshtrydhen shqiptare

    Kosto e lirë e fuqisë punëtore po tërheq investitorët italianë drejt mbjelljes së serave me luleshtrydhe në Shqipëri. Problem mbetet vështirësia për të siguruar sipërfaqe të mëdha. Sa i “ëmbël” është biznesi që po gjen gjithnjë e më shumë terren në vend…

  • Marrëveshje mes Portit të Shëngjinit
     dhe Autoritetit Portual të Levantes

    Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes portit të Shëngjinit dhe porteve pulieze në jug të Italisë. Marrëveshja u nënshkrua me autoritetet portuale të Levantes në Itali nga Drejtori i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj. 

  • Zbardhet borxhi i ri i panjohur
    detyrimet e pushtetit lokal 65 mln €

    Një borxh i ri i panjohur më parë pritet të përplaset në buxhetin e shtetit dhe të shtojë detyrimet e shtetit shqiptar në 0,57 për qind të prodhimit të brendshëm Bruto. Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim 384 raporteve të kontrollit në ish komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro. 

  • Shqiptarët luajnë më pak kumar?! Të
    ardhurat nga kazinotë - 10% në 2015

    Pas rritjes së fortë në 2014-n, të ardhurat nga lojërat e fatit ranë në vitin 2015, ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri i NIPT-eve sekondare për bastet sportive…

  • Hartimi i Planit kombëtar të turizmit
    Ekonomi kërkon ndihmën e OBT

    Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi është takuar me  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Tabel Rifai, me  të cilin kanë shkëmbyer disa ide rreth zhvillimit të sotëm ekonomik të Shqipërisë dhe veçanërisht zhvillimit të turizmit si dhe i ka kërkuar mbështetje nga institucioni që drejton për hartimin e planit kombëtar të turizmit. 

  • INSTAT: Rritet papunësia në
    tremujorin e katërt të 2015-ës
    PDF/Raporti Instat për papunësinë

    Papunësia është rritur me 0.2 pikë përqindje në tremujorin e katër të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Referuar Anketës së Forcave të Punës publikuar sot nga INSTAT, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, shkalla e papunësisë është rritur në 17,7%, ndërsa një tremujor më parë, i njëjti tregues ishte 17.5%.  VIDEO

  • Shitja e INSIG, debate në Kuvend
    ja ofertat e 4 kompanive që ofrohen

    Ofertat për blerjen e kompanisë shtetërore të sigurimeve, INSIG, janë dorëzuar sot në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave hapi katër ofertat e subjekteve të interesuara për blerjen e kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Kompanitë që morën pjesë në gara janë Kompania Balfin e cila ofroi 1.6 miliardë lekë; Eurosig, që ofroi 2.2 miliardë lekë; Shyqyri Duraku 2.1 miliardë lekë dhe Kastrati 1.5 miliardë lekë.  VIDEO

  • Tirana, kryeqyteti me koston
    më të ulët të jetesës në Rajon”

    Tirana renditet në vendin e 236-të për koston e jetesës, sipas renditjes botërore të qyteteve të cilësuara nga Expatistan, si më të rëndësishmet. Në Rajon, pas kryeqytetit shqiptar, koston më të ulët të jetesës e ka kryeqyteti maqedonas, Shkupi, që renditet në vendin e 226-të. 

  • Meta me FMN: Nevojë për të rritur
    mirëmenaxhimin e financave publike

    Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha sot gjatë takimit me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar se situata ekonomike në Evropë e detyron Shqipërinë ta rrisë mirëmenaxhimin e financave publike. 

  • Raporti vjetor, BSH: Shqipëria
     ekonomi me bazë shërbimet

    Shërbimet janë sektori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe pikërisht për këtë mbeten aktiviteti ekonomik që kreditohet më shumë nga bankat. Ndërkohë, ekonomia shqiptare ka shënuar rritje përgjatë gjithë periudhës 2000-2015, por kjo rritje nuk ka qenë e njëtrajtshme dhe e qëndrueshme. Ritmi i rritjes u ngadalësua, nga një mesatare prej rreth 6% deri në vitin 2008, në një mesatare prej rreth 2.3% pas këtij viti. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2015, që është depozituar tashmë në Kuvend.

  • Reforma në energji, ministri Damian
    Gjiknuri pret misionin e FMN-së

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefja për Shqipërinë, Anita Tuladhar.

  • Panairi i turizmit në Berlin, Ekonomi:
    Prezantohemi me 20 tur operatorësh

    Shqipëria është bërë pjesë e panairit të Berlinit duke u prezantuar me një numër të konsiderueshëm tur operatorësh.

  • Raporti: Punonjësit e UKT sa dyfishi
     i rajonit, faturohet vetëm 33% e ujit

    Megjithëse numri i punonjësve të Ndërmarrjeve të Ujësjellësve për lidhje në Shqipëri është sa dyfishi i mesatares së rajonit, UKT arrin të faturojë vetëm 33% të ujit të prodhuar. Enti rregullator i ujit ka bërë publik raportin e këtij sektori për vitin 2015, ku bie në sy se 67% e ujit të prodhuar nuk faturohet.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv