Ekonomi

  • Të gjithë ish-pronarët që kanë pronat në periferi të Tiranës, pavarësisht se toka e tyre sot është truall, ata do të kompensohen me çmimin tokë bujqësore, ashtu si ka qenë në momentin e shpronësimit. Kështu, ndonëse në zonat periferike çmimi për m2 i truallit sot është 22989 lekë m2 deri në 33 mijë lekë m2, për efekt tëkompensimit tëish pronarëve kjo nuk do të merret parasysh.
  • Kompensimi i pronarëve, harta
    e plotë e çmimeve/ Ja tabelat

     Me miratimin e hartë së re të çmimit të tokave, qeveria i ka hapur rrugën nisjes së kompensimit të ish-pronarëve e cila do të bazohet në metodologjinë e re të miratuar prej Kuvendit. “Shqiptarja.com” paraqet sot një panoramë që do të kenë çmimet e tokës për efekt kompensimi duke u mbështetur në metodologjinë e miratuar në Kuvend.  VIDEO

  • Ndryshon harta e çmimeve të
    tokës, ja vlerat e reja për qarqet

    Ndryshon harta e çmimeve të tokës në të gjithë vendin. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit vlerat e reja për të gjitha qarqet. Vihet re se ka një rritje të vlerës së trojeve në Tiranë e Durrës. Në bazë të çmimeve të reja do të bëhet edhe kompensimi i ish-pronarëve.  VIDEO

  • Cani: Rritja e taksave s'është më në
    axhendë, por mund të ketë rregullime

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se në paketën fiskale të vitit 2017 nuk parashikohet rritje taksash për bizneset. Cani: Deri në tetor do miratohen ndryshimet dhe aktet nënligjore, por kemi detyrim të ulim borxhin. Ulja e çmimit të naftës godet të ardhurat në buxhet”

  • S&P rrit vlerësimin e Shqipërisë në B+

    Ndonëse performanca fiskale në 2015-n ishte e dobët, qeveria e kalon klasën pasi ka arritur të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor përmes tkurrjes së shpenzimeve, kryesisht në projektet e investimeve. Konstatimi: Rritja e taksave shtoi informalitetin…

  • Prodhim i energjisë elektrike
    nga torfat gati projektligji i ri

    Qeveria po përgatit një koncesion në zonën e Maliqit në Korçë për prodhimin e energjisë elektrike nga një burim i papërdorur më parë në Shqipëri, nga torfat. Këshilli i Ministrave ka depozituarpër diskutim në Kuvend një projektligj për kalimin e një pjese tëish-kënetës së Maliqit, me një sipërfaqe 288.4ha,nga tokë bujqësore në zonë minerare.  VIDEO

  • Ministria e Energjitikës heq dorë
    nga Skavica, projekti i ri me 2 diga

    Ministria heq dorë nga Skavica. Projekti i ri me dy digaKostot e pabërballueshme dhe impakti social dhe ekonomik kanë bërë që Ministria e Energjitikës të heqë dorë nga projketi aktual për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në tryezën e Ministrisë tashmë gjenden dy projekte të tjerë, që parashikojnë ndërtimin e dy digave në Skavicë dhe Katund të ri.  VIDEO

  • Tragjeditë nga shpërthimet e
     gazit, kush përgjigjet për to?

    Shqipëria aktualisht nuk ka një ligj specifik për tregtimin me pakicë të gazit. Sipas Ministrisë së Energjetikës, puna për legjislacionin përkatës ka nisur vetëm prej pak muajsh dhe është dërguar për konsultim te Ministritë përgjegjëse.  VIDEO

  • Situata ekonomike në vend, Malaj:
    Ka rritje të ngadaltë ekonomike

    Ish Ministri i Financave, Arben Malaj e konsideron rritjen ekonomike të vendit si të ngadaltë, ndërkohë që rekomandon qeverinë që reformat të mos i bëjë njeherazi, pasi çdo reformë duhet të japë produkt cilësor tek qytetarët.
     

  • Sejko: Punësimi nën potencial
    por priten rritje të investimeve

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti këtë të mërkurë, të parën konferencë shtypi për vitin 2016, në të cilën bëri një përmbledhje të situatës ekonomike në vend.

  • Ministria: Ndërpritet nga data 19 deri
    28 sistemi i transfertave të thesarit

    Ministria e Financave ka bërë me dije se nga data 19 deri 28 shkurt do nxjerrë jashtë funksionin sistemin elektronik që mundëson kryen pagesat e thesarit. 

  • Haxhinasto: Kompanitë turke dhe
    maqedonase interes për hekurudhën

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, është takuar këtë të mërkurë me anëtarë të dhomës së Tregtisë Turke e Maqedonase. Këto të fundit gjatë takimit, kanë shfaqur interes kryesisht për investime në sektorin e transportit hekurudhor, por edhe në atë rrugorë e ajror.

  • Hiqet ekskluziviteti i "Nënë Terezës"
    Situata e monopolit drejt zgjidhjes

    Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaron se është gati marrëveshja me koncesionarin qe lejon ndërtimi e nje aeroporti tw ri. Kushti, jo më afër se 100 km nga Rinas.  VIDEO

  • Ja 93 familje që marrin paratë
    për tokën e zënë me ndërtime

    Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ka miratuar ndarjen e fondit për pronarët që shpronësohen nga tokat që janë zënë me ndërtimet informale. Sipas vendimit të AKKP janë 93 familje që do të përfitojnë nga fondi prej 50 milionë lekësh. Ky vendim do t’i hapë rrugën legalizimit të ndërtimeve që janë mbi tokat që do të shpronësohen. 

  • "Liria Ekonomike", Shqipëria 4 vende 
    më lart, ngjitet e 59-a nga 187 shtete

    Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë kur vjen fjala te Liria Ekonomike, duke u ngritur nga vendi i 63-të, në të 59-in në listën me 187 shtete. 

  • Gjiknuri: Zgjerimi i aktivitetit të
    SHELL, lajm i mirë për Shqipërinë

    Zgjerimi i aktivitetit të kompanisë prestigjioze të naftës SHELL në Shqipëri është cilësuar shumë pozitiv nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, për të ardhmen e industrisë hidrokarbure në vend.

  • Arrihet marrëveshje për koncesionin
    e naftës në zonën e Shpiragut

    Kompania ‘gjigande’ SHELL do të zotërojë tashmë 100% të aksioneve për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut, duke nisur nga 15 marsi. Kompania Petromanas njoftoi të hënën shitjen e 25% të aseteve të veta tek partneri SHELL, me të cilin që prej shkurtit të vitit 2012 vepronte në kuadër të një marrëveshjeje hidrokarbure kërkimi nafte. Transaksioni është në vlerën e 45 milionë dollarëve, referuar njoftimit të Petromanas në faqen zyrtare dhe nga data 15 mars, SHELL do të jetë ligjërisht kompania e vetme me të drejtën për kërkimin e naftës në blloqet  2 dhe 3..  VIDEO

  • Anëtarësim i detyrueshëm i bizneseve 
     në 1 dhomë tregëtie “cenon bizneset”

    Projektligji, i cili parashikon që bizneset duhet detyrimisht të anëtarësohet në një dhomë tregëtie, e si rrjedhojë duhet të paguajnë edhe kuotën e antarësisë, është i padrejtë dhe penalizues. Deklara u bë dje në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin nga përfaqësues të grupeve të interesit

  • Administrimi i taksave mbi pronën
    koncesioni i radhës i "Financave"

    Krahas dhënies me Partneritet Publik Privat (një formë e bashkëpunimit shtet- privat në një investim ose shërbimi sipas përcaktimit të Bankës Botërore) të administrimit të TVSH, ministria e Financave në të njëjtën kohë po vijon punën për dhënien e tjetër koncesioni po në këtë formë për administrimin e taksës së pronës.

  • 2015, bizneset paguan 1.7 milionë 
     euro gjoba, dyfish nga viti 2014

    Të ardhurat që administrata tatimore ka grumbulluar në formën e gjobave janë dyfishuar gjatë vitit 2015 krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave nga tatimet, të ardhurat nga ky zë arritën në 242 milionë lekë ose 1.7 milionë euro gjatë 2015 nga 113 milionë lekë (800 mijë euro) të arkëtuara më 2014.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv