Ekonomi

  • Vrenjtjet në progres-raportin e Komisionit Evropian për zgjidhjen e çështjes së pronës ka bërë që qeveria të miratojë një strategji të re për kompensimin e pronarëve. Ervin Mete zëvendësministri i Ekonomisë i ftuar në studion e Report Tv tha se, në buxhetin e vitit 2016 janë parashikuar rreth 3 miliardë lekë për ish-pronarët.
  • Zerimi i taksave për biznesin e
    vogël, Peleshi: Vendim historik

    Zëvendëskryeministri Niko Peleshi e vlerësoi historike vendimin për të zeruar taksat e biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetra.  VIDEO

  • Evazioni, me fitimet e aksionit
    zerohet taksa për biznesin e vogël
    'Vendim historik'

    Lufta ndaj informalitet prodhon rezultatet e para të cilat shkojnë në mbështetje të taksa-paguesve. Me të ardhurat e siguruara nga aksioni kundër informalitetit të bizneseve që nisi në shtator qeveria ka vendosur ta zerojë tatim fitimin mbi biznesin e vogël që ka xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetra dhe për biznesin nga 50 deri në 80 milionë lekë xhiro në vit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin do të ulet nga 7.5 % në 5 %. Në çdo rast biznesi i vogël duhet të ketë kasën fiskale dhe të bëjë deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve vjetore një herë në vit. VIDEO

  • Infrastruktura për TAP, në proces 
    7 rrugë dhe 8 ura, 750 të punësua

    Në Shqipëri, ecuria e punimeve për përgatitjen e infrastrukturës ndihmëse, që do të bëjë të mundur shtrimin e tubacioneve të përcajlljes së gazit, përmes TAP vlerësohet pozitive. Sipas të dhënave zyrtare të TAP aktualisht në proces ndërtimi janë 7 rrugë ndihmëse (ecuria thuajse 20%) dhe sipas planit po përgatiten 8 ura (ecuria mesatarisht 8% sipas planit).

  • OSHEE tejkalon plani, vetëm në 
    tetor 5.1.miliardë lekë të arketuara

    Tetori për financat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike rezulton të këtë qënë i mbarë. Në faqen zyrtare të OSHEE të dhënat e publikuara tregojnë se kompania ka regjistruar tejkalim të planit të të ardhurave por edhe humbjeve fizike të parashikuara.

  • Lotari me kuponët e blerjes së
    mallrave, fituesit në fund të 2016

    Kuponi tatimor nuk do të jetë më vetëm një shkresë për të vërtetuar mallin e blerë, por dhe një mundësi për të fituar lotarinë. Pas akisionit për formalizimin e biznesit Ministria e Financave do të aplikojë dhe një short, ku do të përzgjedhë blerësin fatlum. Fituesit e parë do të shpallen pak para fundit të vitit 2016.
     

     

  • Dixhitalizimi, Rohde & Schwarz
     nuk ka sjellë ende pajisjet

    Pas dy vite zvarritje në Gjykata, kontrata s'ka lejet as për të nisur punimet, RTSH përzgjedh mirëmbajtësin. Konkretisht, Rohde & Schëarz, kompania e cila fitoi tenderin e shumëpërfolur për dixhitalizimin e transmetimeve dixhitale, nuk ka nisur as sjelljen e pajisjeve përkatëse, për fillimmin e punimeve. 

  • Skandali/ RTSH, 8.8 mln € për
    mirëmbajtje rrjeti që s'ekziston 

    EKSKLUZIVE/ Zbulohet kontrata e vendosur pa tender prej 8.8 milionë eruo (pa Tvsh) .Shqiptarja.com ka zbardhur kontratën e plotë gati për tu firmosur midis drejtorit të përgjithshëm Martin leka dhe Administratorit të "Idea-Tel" Idlir Karkini prej 8.8 mln eurosh për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit dixhital qe ende nuk eshte i ndertuar. 

  • Ahmetaj në Frankfurt:Pas Spitallës
    zonë ekonomike në Koplik e Vlorë

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, mori pjesë në Forumin e biznesit dhe investimeve me investitorë të mëdhenj gjermanë në Frankfurt, takim i organizuar si bashkëpunim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Deutsche Bank dhe Ambasadës së Shqipërisë në Berlin.

  • Shehaj: Familjarët e pronarit të 
    biznesit do punojnë pa sigurime

    Në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisilda Shehaj shpjegon mënyrën si është zhvilluar në terren aksioni masiv kundër evazionit, si dhe rezultatet e deritanishme të tij. Shehaj: 103 mijë kontrolle, janë regjistruar 36 mijë biznese, si dhe më shumë se 80 mijë punonjës që punonin në të zezë.  80 provokatorë në terren për të hetuar dhënien e faturave. 

  • Qeveria: Në periudhën shtator-tetor 
    67 mijë çregjistrime nga puna

    Qeveria në një reagim të publikuar në faqen “transparenca.al”, thotë se për periudhën shtator-tetor janë ç’regjistruar 67 mijë njerëz. Ky numër është 10 herë më i lartë sesa numri mesatar në muajt e kaluar të këtij viti. Kjo si pasojë e aksionit të qeverisë kundër informalitetit. Por, qeveria nënvizon se monitorimi i gjithë regjistrimeve dhe çregjistrimeve nga puna nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është një procedurë rutinë. Dhe në këtë kuadër, emaili i dërguar nga Brisida Shehaj ka qenë në këtë linjë.

  • Alarmohen tatimet: Bizneset
    shkurtojnë 73 mijë vende pune

    Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

  • Ish- Stream Oil del sërish në
    shitje, turqit në vështirësi financiare

    Industria e naftës në Shqipëri duket se është vënë në pozicion të vështirë nga rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kompania turke Transatlantik Petroleum njoftoi shitjen e degës në Shqipëri. Gjatë vitit që shkoi ata kishin blerë koncesionarin e nxjerrjes së naftës, Stream Oil.
     

  • Kompensimi, 621 pronarë që do
    të marrin paratë për tokën e zënë 

    Këshilli i Ministrave ka miratuar kompensimin financiar për 621 pronarë, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Përmes një Vendimi të miratuar në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka vënë në dispozicion të kompensimit të tyre fondin prej 450 milionë lekësh (afërisht 4 milionë dollarë).

  • Dalin shifrat e projekt-buxhetit 2016
    + 5 % të ardhura, -1 % shpenzime
    Vendimi/Ndryshime në minutë të fundit

    Kanë dalë shifrat e para lidhur me projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Projekti ka kaluar mbrëmjen e së mërkurës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

  • Panariti: Maqedonia “luftë
    tregtare” ndaj produkteve tona

    Prodhimet bujqësore shqiptare po bllokohen nga pala maqedonase në pikën kufitare të Bllacës, me argumentin se nuk shoqërohen me certifikata të rregullta fitosanitare. Ky fakt u soll në vëmendje nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë takimit të Ministrave të Europës Juglindore, të cilët po diskutojnë në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

  • Vendimi/ Miratohet Buxheti '16
     ndryshime në minutë të fundit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektbuxhetin për vitin 2016. Ndërsa nuk publikoi në faqen e vet zyrtare draftin e miratuar, Ministria e Financave ka bërë me dije se drafti parashikon rritje të dukshme të investimeve, veçanërisht edhe falë eurobondit prej 450 milionë eurosh të emetuar këtë javë

  • Programi/ Basha nis fushatën me
    sytë nga qielli: Jo taksa dhe TVSH

    Rikthehet taska e sheshtë, ulet TVSH e tatim fitimi.S'ka faturë financiare për efektet.Partia Demokratike ka zyrtarisht platformën e saj për qeverisjen e vendit, të bazuar në taksën e sheshtë prej vetëm 9%. Shqiptarja.com ka mundur të zbardhë draft programin e PD-së thelbi i së cilës është rikthimi i taksës së sheshtë.

  • Masat/ Tatimet: Asnjë vërtetim
    pa paguar taksën e mjeteve

    Administrata tatimore ka bërë me dije se asnjë subjekt që nuk vërteton se ka shlyer taksat për mjetet ka në zotërim, nuk do të mund të marrë vërtetim se nuk ka detyrime të papaguara. Drejtoria e Tatimeve i ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëhere nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara.

  • Evazioni në vite, procedura për të
    vetëkorrigjuar të dhënat deri në dhjeto

    Të gjithë subjektet me shkelje kanë një shans t’u shpëtojnë ndjekjes penale e gjobave, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore. Administrata Tatimore ka bërë me dije se të gjithë taksapaguesit, të cilët deri më datë 31 dhjetor 2015, korrigjojnë deklaratat tatimore, do t’u falet gjoba dhe ndaj tyre nuk do të bëhet kallzim penal.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv